Kërkoi 80 milionë lekë rryshfet, 4 vjet e 6 muaj burg gjyqtarit të Sarandës

53
Kliko per me shume info

rasim-doda-933x445Gjykata e krimeve të rënda dënon me 4 vjet e gjashtë muaj burg Rasim Dodën, ish-gjyqtar në gjykatën e Sarandës i akuzuar për korrupsion.

Vendimi u dha diten e hene ne oret e pasdites pas nje seance maratone qe nga mengjesi ne gjykaten e krimeve te renda.

Kliko per me shume info

Ne korrik, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi ddënimin me 5 vjet burg për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda. Sipas prokurorisë, gjyqtari ka konsumuar akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarit”, kur i ka kërkuar një qytetari, palë në një proces të drejtuar prej tij, 80 mijë euro në këmbim të një vendimi të favorshëm.

Afera e jashtëligjshme për të cilën akuzohet gjyqtari Doda është shënuar në 19 prill të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, një ditë para se ai të shpallte vendimin për një ccështje civile të drejtuar prej tij, ai ka takuar në rrugë kallëzuesin H. B., palë në proces.

Sipas këtij të fundit, i pandehuri i ka dhënë një fletë ku ishte dispozitivi i vendimit që do të shpallej të nesermën, sipas të cilit kallëzuesi përfitonte një dëmshpërbliom në shumën e 88.6 milionë lekë. “Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro”, thuhej në dosjen e prokurorisë. Pas këtij takimi, rreth orës 22:49 kallëzuesi i ka dërguar pandehurit një mesazh telefonik duke i thënë se, “mos më merr në qafë kot, cdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H.B”.

Në datën 20.04.2015, i pandehuri Rasim Doda ka shpallur vendimin gjyqësor, duke lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, me të cilin ishte vendosur pranimi i padisë së palës kundërshtare të kallëzuesit H. B. dhe rrëzimi i kundërpadisë së tij. Gjatë gjykimit, i pandehuri Doda ka kundështuar me forcë akuzën, duke e cilësuar kallëzimin dhe procedimin si një komplot ndaj tij.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here