"Raporti sekret" për drogën, policia e shtetit sulmon Koco Kokëdhimën

Politikë

kokedhima15Policia e shtetit sulmon ish-deputetin e Ps Koco Kokedhima pas lajmit te publikuar diten e sotme ne lidhje me nje raport sekret qe implikon policine e shtetit ne ceshtjen e kanabisit.

gazeta "Shekulli", me botues Koco Kokedhimen, eshte bere kritike e qeverise dhe e organeve te ekzekutivit vecanerisht muajt e fundit, pasi Kokedhima humbi mandatin e tij si deputet.

Ne nje reagim, policia e shtetit shprehet se: Lidhur me lajmin e publikuar në Gazetën Shekulli e më pas marrë nga disa media, mbi egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe një sajesë e qëllimshme për të cënuar integritetin e policisë dhe punën e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Theksojmë se është një lajm tërësisht i gënjeshtërt, për raporte të fabrikuara nga redaksi që kanë si synim vetëm përbaltjen e punës së policisë. Një raport i tillë nuk ka egzistuar kurrë e as egziston.

Ky lajm i fabrikuar ‎mbi egzistencën e një raporti tërësisht të sajuar, fsheh mbrapa interesa personale, politike dhe kriminale.

Rezultatet kundër drogës dhe paligjshmërisë dëshmojnë vullnetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë luftë.

Nga ana tjetër, besimi i partnerëtve ndërkombëtarë te Policia e Shtetit rikonfirmohet pas çdo operacioni të përbashkët antitrafik.

Ky besim është maksimal, falë rezultateve të përbashkëta dhe intensitetit ‎të punës për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit.

Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar, duke i bërë thirrje të mos raportojë lajme të pavërteta e të sajuara që kanë për qëllim vetëm ‎keqinformimin e publikut.

Policia e Shtetit bën me dije se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujdo që prodhon , fabrikon dhe sajon shpifje të cilat synojnë prishjen e imazhit të policisë dhe të vendit.

ME TE LEXUARAT