Dita e mbrame e Ramiz Alisë

dita-ramiz-aliseNga Ilir Seci
… Kur ra zilja e telefonit , Sali Berisha u zgjua menjehere dhe neper terr hapi celularin…zeri i Guro Zenelit sekretarit te Ramiz Alise e zgjoi menjehere…
-“Shoku Ramiz eshte ne momentet e fundit te jetes se tij!”-mezi degjoi zerin e Gurit mbytur nga ngasherimi…”Eja se te ka kerkuar!”…
Berisha pa oren, ishte 4:04 minuta, data 7 tetor 2011…Ora dallohej qarte ne ekranin e iPad 4 ate qe e kishte fiksim dhe qe e mbante gjithmone te koka e shtratit…Fillimisht Berisha u perpoq te merrte mend se cfare po ndodhte?!Ishte ora kater e mengjesit dhe zeri i Guri Zenelit, sekretarit te shokut Ramiz menjehere i kujtoi nje mengjes Dhjetori 1990 kur po ashtu kaq heret ne mengjes e pati thirre qe te shkonte ne Qytetin Studenti. Sikur te mos ishte celulari dhe ndrizimi fosforeshent I ores ne ipad 4 Sali Berisha do kishte kujtuar se kishte pare nje enderr . Por timbri I zerit ne telefon ishte real, bile Guri ende po fliste, se cpo thoshte!?… Berisha u kthye menjehere ne realitet, u shkund nga perhumbja…
“Erdha menjehere!”-I tha Gurit…u ngrit dhe u vesh me nxitim…
“Per ne spital!’-u tha Sali Berisha shoferit dhe rojave qe nxituan me vrap ta ndiqnin…
Duke ngjitur shkallet nga dy e tre njeheresh Berisha hyri me vrap ne dhomen ku dergjej Ramiz Alia…Shkoi menjehere te shtrati edhe ja shterngoi doren. Ne te djathte te shtratit pa Sabit Brokajn I cili e shikoi venger…ne fakt kurre nuk e kishin honepsu rnjeri-tjetrin!Pastaj u kthye dhe shikoi rreth e rrotul…ne dhome gjendeshin te gjithe… Gramoz Ruci ne te majte te shtratit po I vinte nje komprese ne balle shokut Ramiz, Fatos Nano kish hequr syzet dhe po fshinte lotet, Nexhmije Hoxha rrinte te kembet e shtratit shume e pikelluar…me tutje s’kishte si te mos binte ne sy Edi Rama me i gjati aty, Paskal Milo, Ilir Meta, Aleksander Meksi, Prec Zogaj…Ne qoshe te dhomes Namik Dokle po perpiqej te qetesonte Pandeli Majkon qe me sa shihej ishte zalisur…
“Ku eshte Skender Gjinushi?!”-pyetiSali Berisha…
“Ne banjo!” i thane, ”ska dy minuta qe shkoi”…
“Interesant me kete njeri!”-tha Berisha, ”sa here vij te Ramiz Alia ne banjo do e gjej!”
“Lere me, Sali!”, I thane te gjithe njezeri, ”sa shume ja ke permende edhe ti o burre!”
Pas kesaj u pane nder sy te gjithe me nga nje shikim kuptimplote edhe asnje nuk foli. Ne korridor u degjua zhurme hapash te nxituar…
“Po ju mar pse s’me kini thane!”-u tha sa hyri ne dere Jozefina Topalli, ”gjithnji me mbani te mshefta mu!Edhe une jam pjese e ketij grupimi!I pelqen apo nuk I pelqen disave”…me siguri nje aludim I qarte per Nexhmije Hoxhen e cila kishte kthyer shpinen…
“A ka shprese me e cu jashte shtetit?!”-pyeti Berisha …
“Ka qene France dhe ska me shprese!”-tha Guri Zeneli, ”Ishte kerkese e tij qe ne momentet e fundit t’u shihte edhe njehere te gjitheve bashke” …Si atehere ne Dhjetor 1990 para se te merrnit detyrat perkatese!”…
“Me duket se po permendet!”-thirri Gramoz Ruci…
Pasi hodhi nje shikim te perhumbur Ramizi u tha:
“Ejani bijte e mi!Afrohuni edhe njehere rreth meje!Jam I kenaqur qe jeni te gjithe ketu sot!Une me sa shihet nuk e kam te gjate edhe thashe t’u shoh edhe njehere bashke tu jap amanetet e fundit!U bene 20 vjet qe kur ju pata lene detyrat e PPSH-se e me keni bere qejfin shume se I kini zbatuar pike per pike!20 vjet qe shqiptaret gelltisin kete corben tone te quajtur demokraci e as po di t’I leshoje barku!”-me nje sforcim Ramiz Alia u mundua te qeshte por me shume leshoi nje krakerrime si korb…
“Ne te patem thane atehere shoku Ramiz”-nderhyri Fatos Nano, ”Ti kishte dyshim se a do mund te luanim pjesen si duhet!E sheh sa bukur e kemi sjelle gjithshka deri sot 7 tetor 201?!”…
“Avash, avash Fatooos!”-kerceu Sali Berisha, ” ne kete mision nuk ke qene vetem ti!Une kam meriten e madhe sepse mue me ra misioni ma i veshtire…me rrejte e me terhjeke mbrapa pjesen e pakenaqun, pjesen e te perndjekurve, rinine, studentet, ata te cilet ishin kercenim i vertete per pushtetin tone!Ti e kishe kollaj Fatos se mbas teje kishe krejt komunistet!”…
“Permbahu Sali!”-peshperiti Ramizi, ”ke luajte rol te jashtezakonshem e pa ty kurre nuk do ishte permbushe ky mison me kaq sukses!Keni bere pune te jashtezakonshme te gjithe!Gjithe keto vite vetem kontigjenti yne u pasuruan edhe perlane gjithe pasurite e vendit!Pronareve te ligjshem nuk ju kthyem asnje prone…Te perndjekurit mbeten mbrapa e asnje leke nuk kane marre!Lere me vendosjen e drejtesise!Pra si pata thene une ne fillim ashtu edhe e realizuat:”Fitimtaret fitimtare, te humburit te humbur!”…Kurse per ty, Fatos Nano kam vetem nje verejte!Pse ja le partine Edi Rames?!Gjithmone kemi pase probleme me kete djalin e Kristaqit!Sa here na eshte ankuar edhe vete shoku Kristaq se s’dinte c’te bente me te!”
Edi Rama u afrua e me duart e mbledhura para si kalama i zene ne faj tha:”Shoku Ramiz ashtu eshte por kam ndryshuar!Jam mbushur mend, jam bere me I matur!Kam Rilindur, bile edhe moton e fushates se ardhshme ashtu do e ve “Riliindje”…
“Kam vetem hallin se mos na del duarsh!”-peshperiti Ramizi, ”nuk e kam hallin se na del duarsh nga ana ideologjike se e di qe eshte yni, por I trembem stabilitetit mendor te tij!”…Se jane ca gazetare mistrece qe gati jane te publikojne gjithshka!Harruat Mero Bazen kur pati nxjerre fotot nudo te gazeta “Tema”!?”…
“I pademshem eshte Merua!Mos u beni merak!”-foli Gramoz Ruci…pastaj pasi u zgerdhi pak vazhdoi ”po e teproi kam nipin tim Gjoleke Malaj qe I jep honorarin sipas qejfit!”…
“Mos u bej merak per Edi Ramen shoku Ramiz!”-nderhyri Skender Gjinushi qe sapo kishte ardhe nga banjoja, ”Kemi Gramoz Rucin aty qe nuk I shqitet e ka nen vezhgim!”…”Ne e zgjodhem Edi Ramen sepse e bente gjithshka me bindese!Shkrihesh gazit kur e sheh si ben polemika me Doktorin!Athua se e ka me tere mend!Nganjehere edhe une vete qe I di mire si jane punet e kam zor ta besoj se shtiret!”…
“Po por mos ta benim 21 janarin per pak desh u dekonspiruam!”-foli Edi Rama me ate tonin e tij, ”njerezit kishin filluar ta kuptojne ngapak lojen tone e s’patem rruge tjeter vec te sillnim ca militante nga rrethet e te benim ate qe beme!Ajo mjaftoi per te mjegulluar mendjet e shqiptareve edhe per disa kohe!”…
Biseda u ngjall, filluan te hedhin romuze dhe te rrahin shpatullat e njeri-tjetrit…Sic duket ngazellimi I madh ishte I paperballueshem per Ramiz Aline sepse aparaturat nisen te sinjalizojne, doktoret dhe infermieret erdhen me vrap…Ate moment shoku Ramiz mbylli syte pergjithmone!Pandeli Majko u alivanos perseri, Ilir Meta nis te qante me gulce…te gjithe u prene e nisen kujen!Nexhmije Hoxha cirrte faqet…
“Dale dale!”-mblodhi veten I pari Sali Berisha, “Shoku Ramiz na la por duhet te permbahemi dhe te vazhdojme misionin!Cfare duhet bere tani?!Te therrasim nje klerik, cfare duhet thirre, prift, pop, hoxhe dervish?… Cfare?!…
“Therritni nje prift ortodoks!Meqe eshte edhe Censusi, regjistrimi i popullsise 2011 le te varroset si ortodoks ose minoritar edhe me mire!”-t ha Spiro Ksera prania e cilit as ishte verejtur deri atehere, ”ne ja njohim meritat per ne minoritaret!Ja shkoj une tashi e sjell Hiresine e tij Janullatosin!?”
“A ta thrrasim ndonje prift?”-tha Jozefina, ”ne mos ardhte e kapim per zhelesh!”…
“Jo jo!”-tha Fatos Nano, ”ndoshta duhet te therrasim Hoxhe sepse Ramiz eshte emer mysliman!Po edhe per te thirre Hoxhen duhet ta dime se a ka qene i bere synet shoku Ramiz?!”…
“Po po ka qene i bere synet!”-i shpetoi Nexhmije Hoxhes…
”Ah korba une…me te degjuar e kam!”- u shfajesua kur pa se te gjithe e shikun me habi…
“Tashti ju e dini vete secili jush se cfare duhet te bejme ne te ardhmen”-u thane njezeri Fatos Nano e Sali Berisha, ”sipas mesimeve te shokut Ramiz qe u pati bere nje zberthim direktivave te Katovices do mbajme te njeten linje!Do shtiremi sikur jemi kundershtare se vetem ashtu mashtrohet populli dhe mbahet nen kontroll!Antikomunistet e vertete ose shtresat e pervuajtuara nuk duhen sjelle ne krye!Kjo te jete e qarte!”
“Une tashi po iki me prêt helikopteri per te vajte ne Korce ku kam nje takim me perkrahesit e djathte”-tha Sali Berisha, ” nuk duhet te me shohe njeri ketu!… Ndersa ju mbani ceremonite dhe nderimet e duhura per kete burre qe na solli te gjitheve ne pushtet!Po deshet thirrni edhe Dritero Agollin t’ia thure nje elegji shokut Ramiz ashtu si ate Elegjine qe ja pati qare shokut Enver!”…

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...