Rama: Pse takohem me Vucicin, fola për Kosovën, jo në emër të Kosovës

Kryeministri, Edi Rama, jo rrallë është kritikuar për takimet e shpeshta të tij me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai ka shpjeguar në “Zona e Debatit”, Klan Kosova, se përse Shqipëria, dhe shqiptarët në përgjithësi, i kanë të rëndësishme dhe të domosdoshme takimet e ndërsjella me liderët e rajonit, përfshirë atë serb.

“Arsyeja pse ne komunikojmë intensivisht me Serbinë dhe në kontekstin e procesit të Berlini, brendapërbrenda rajonit, mes rajonit dhe Bashkimit Europian, është shumë e çarte. Ne e bëjmë këtë, sepse kemi interes ta bëjmë këtë”, ka thënë Rama.

“Është interesi ynë, që na imponon që të jemi të hapur maksimalisht, dialogues dhe sigurisht të prerë aty ku qëndrimet tona janë të prera. Ne jemi një treg jashtëzakonisht i vogël, prandaj kemi nevojë ta transformojmë rajonin në një treg të përbashkët, për të pasur ekonomi, zhvillim dhe paqe të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për t’iu dhënë atyre që vinë pas nesh mundësinë që të jetojnë në një realitet më të mirë”.

Rama: Fola për Kosovën, jo në emër të Kosovës

Shefi i qeverisë shqiptare ka sqaruar se çfarë ka thënë për Kosovën në Beograd dhe prej çfarë pozicioni e ka thënë. Rama ka sqaruar se ai ka folur për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...