Deklarata/ “Rama po bën biznes me shëndetin e shqiptarëve”

Kliko per me shume info

vokshiKryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi deklaroi se Rama nuk mundet ta mbulojë dot me propagandë biznesin që po bën me shëndetin e shqiptarëve.
“Propaganda nuk mbulon dot biznesin tënd me shëndetin e shqiptarëve
Shpëtimi i një jete, shpëtimi i çdo jete (qofte edhe me fytyrë të mbuluar) është gjithnjë një lajm i mirë…Sigurimi i barnave dhe kurave për pacientët është gjithashtu lajm shumë i mirë. Por kaq shumë kjo qeveri ka devijuar, sa edhe minimumin e detyrës dhe përgjegjësisë së saj, sigurimin e barnave, e shet si arritje e privilegj. Ky është minimumi i detyrimit, e jo arritje! Sot do te doja t’ju kisha falënderuar nëse do kishit bërë të njëjtën gjë edhe për të sëmurët me tumor që nuk kanë asnjë mundësi të kurohen pasi barnat, kurat, pajisjet dhe se fundmi shtretërit mungojnë”, shprehet Vokshi.

Më tej Vokshi i ka kushtuar disa fjalë videos së publikuar sot nga Rama në “Facebook”:Ju siguroj që komentet në postimin e video-propagandës tuaj do ishin plot me urime nëse fondet e sektorit publik të mos ja kalonit klientëve e sponsorëve por të kishit blerë aparate, barna, pajisje e të kishit rindërtuar e ndërtuar spitale e qendra shëndetësore me standarde evropiane…”

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here