Kryeministri Edi Rama “shkel” në Tropojë: Premton 4 milionë euro investime, s`flet për HEC-et

rama-tropojeKryeministri Edi Rama ishte sot në Tropojë. Ai u shoqerua nga disa ministra të kabinetit si Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolli e Ilir Beqja.
Rama nuk foli per projektin e HEC-eve ne lumin e Valbones.
Sapo ka mberritur ne Tropojë, kryeminsitri ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, z Besnik Dushaj.

Kryeministri ka premtuar mbi 4 milionë euro fonde për zhvillimin e Tropojës për të ndërhyrë në hyrjen e qytetit, infrastrukturë, përfundimin e Unazës për stadiumin, fasadat e pallateve, rikonstruksionin e gjimnazit.

Premtimi u bë gjatë prezantimit të planit urbanistik të qytetit verior. Gjithashtu Kryeministri premtoi edhe fonde për zgjatimin i Ujësjellësit të Valbonës.

Vetëm pak muaj më parë kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e kantierit të ri të punës për Rilindjen Urbane në Tropojë. Me një nga postimet në profilin e tij në “facebook”, kreu i qeverisë shkruante se në vjeshtë do të niste puna për transformimin e qytetit më të largët verior në vend.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...