Vizita, Rama: Shqipëria nuk do të luajë luftash me Serbinë

19
Kliko per me shume info

rama-2016Nuk kane kaluar shume dite pas vizitës në Serbi dhe kryeministri Rama komunikimin e javes ia kushtoi pikerisht vizites ne fjale. Rama theksoi se qeveria shqiptare është e bindur për të ndjekur një rrugë të re në marrëdhëniet me Serbinë, siç tha ai, duke qëndruar me fytyrë përballë njëri-tjetrit, e duke kapërcyer kufijtë e së shkuarës.

Në komunikimin e tij përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria nuk mund të rrijë më në vend numëro, (duke luajtur luftash me fqinjët), por duhet të çlirohet nga e shkuara.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

“Zgjidhja për ne është ose të rrimë të ndarë me serbët me kurrizin kthyer nga njëri tjetri dhe të përballemi veç e veç me vështirësitë e mëdha për shkak të tregjeve të vogla që kemi, ose të kthehemi me fytyrë nga njëri-tjetri, duke u nisur nga interesi për të fuqizuar ekonominë tone dhe të përballojmë problemet në paqe. Rruga e re, ajo me fytyre përballë njëri-tjetrit, u rrezikon punën dhe karrierën atyre që patriotizmin e kanë profesion, por është e vetmja rrugë që siguron të ardhmen evropiane në paqe dhe prosperitet. Ne shqiptarët nuk e ndërtojmë dot të ardhmen pa kapërcyer kufijtë e së shkuarës. E ardhmja është në duart tona, le të mos ja lidhim këmbët vetes me litarin e së shkluarës.”- deklaroi kryeministri Rama.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here