“Rama braktisi qytetarët sapo mori pushtetin, paratë e tenderave i ndan me kriminelë”

basha2016Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një vizite në Librazhd dhe Përrenjas ka deklaruar se garantimi i zgjedhjeve të lira është i pamundur pasi shtetin e ka marrë në dorë krimi.
“Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm?! Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve”, tha Basha.

Më tej kreu i selisë blu theksoi se Rama braktisi qytetarët sapo mori pushtetin, duke shtuar se ai planifikon të mbajë pushtetin përmes drogës dhe kriminaizimit të administratës.

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë përse kemi ardhur në këtë gjendje. E dinë që Edi Rama i ka braktisur që ditën që mori pushtetin. Që prej ditës së parë që është ulur në atë karrige mirënjohjen s’e ka me qytetarët, e ka me kriminelët që e bënë kryeministër dhe i bëri deputetë, që e mbështesin dhe i bëri kryetarë bashkish, drejtor të mëdhenj. Ai ju ndihet borxhli atyre dhe paktin e ka të lidhur me ta. Paratë e tenderave i ndan me ta, drogën që ka mbuluar Përrenjasin dhe gjithë Shqipërinë e ka me ta. Droga është produkt i kriminalizimit të administratës dhe të dyja bashkë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin”, u shpreh kreu i PD-së.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Koalicion me LSI-në? Ministri i Qeverisë: Jemi të hapur për rinovim, por…

Shqiptarët do thirren pas rreth 6 muajsh të zgjedhin se cilët do ...