Rama: S`ka krisje të koalicionit, PS-LSI mund të rriten bashkë

Kliko per me shume info

rama-termet-peciKreu i qeverisë, Edi Rama, nuk e heh me shqetësim rritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në elektorat. Rama ka hedhur poshtë zërat e përhershëm për prishje të koalicionit, nga Gjirokastra, Rama theksoi se ka terren për të gjithë, madje këto dy parti mund të rriten së bashku.

“Kjo nuk ka asnjë lidhje. Ne jemi në punën tonë, LSI është në punën e saj. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh që, jo vetmë ka vend për t’u rritur së bashku, por ka edhe nevojë për t’u rritur së bashku”, u shpreh Rama.

Kliko per me shume info

Të shtunën kreu i qeverisë mblodhi në takim informal në Gjirokastër ministrat e tij dhe deputetë të zonës. Po ashtu, gjatë së dielës, ai pati takime dhe me drejtuesit lokalë socialistë.

“Ka qenë një mundësi, një kënaqësi për të pasur një diskutim më të gjerë me ministrat, me drejteusit ekzekutivtë të PS-së, lidhur me çfarë na duhet të bëjmë hap pas hapi, për të rritur edhe më shumë ritmin e qeverisjes, pavarësisht se jemi në fazën e fundit të mandatit të parë”, tha Rama.

Këtë fundjavë, Rama ishte në jug në kuadër të Rilindjes Urbane. Krahas Gjirokastrës, ai ishte dhe në Përmet, Këlcyrë e Tepelenë. Në të treja qytetet janë në zbatim projekte rehabilitimi të cilat synojnë tërheqjen e turistëve të huaj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here