Rama premtim mësuesve: Ja kur do iua rris pagat!

u39uedi-ramaKryeministri Rama zhvilloi sot një takim me mësuesit në vend. Gjatë fjalës së tij para mësuesve, Rama nuk ka harruar t’iu flasë dhe për pagat.

Ai iu ka bërë atyre një premtim, se do t’i rrisë rrogat, duke filluar nga 1 marsi i vitit që vjen, që sipas tij, do jetë një rritje reale dhe e drejtpërdrejtë.

“Ne kemi projektuar një rritje rroge duke filluar nga 1 marsi i vitit tjetër, një rritje reale mbi inflacionin e parashikuar; rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë suaj blerëse; një rritje prej të cilës përfitojnë 34 mijë e 360 punonjës arsimi që marrin 18 milionë USD nga 100 milionshi i përgjithshëm.

Praktikisht, përfitojnë jo vetëm mësuesit, por edhe pedagogët. Po e them sepse në sistemin universitar nuk është prekur rroga që nga viti 2005, një gjë e pakonceptueshme dhe janë 5 milionë USD në këtë shumë që shkojnë për rritjen e pagave në sistemin universitar publik; një rritje pagash që po të shikoni gjthë ecurinë e rritjeve të pagave tuaja është më e larta e të gjitha kohërave”, tha kryeministri.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Takimi me Lu e Vlahutin, Nishani: Folëm për shqetësimet e ministrit të LSI

Presidenca ka sqaruar takimin e sotem te kreut te shtetit Bujar Nishani ...