Rama iu pret “shpresat” maturantëve: Hyrja në universitet do vështirësohet

rama-mbetjetKryeministri Edi Rama dhe Ministra e Arsimit Lindita Nikolla në një takim me pedagogët në Universitetin e Tiranës diskutuan mbi arsimin dhe reformat e ndërmarra në këtë sistem.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij tha se sistemi arsimor deri dje ishte me një korsi, ku sipas tij ishte rrënuar me qëllime përfitimi.

“Një rrënim tërësor i ishte bërë jo vetëm sistemit të arsimit në këto vite, por dhe kuptimit të tij dhe vlerës së tij. Kishim thyer një rekord botëror pasi kishim 18 herë më shumë universitete se Britania e Madhe dhe 15 herë më shumë se Gjermania për frymë. Ndërkohë, korsia tjetër, që është kyçe për zhvillimin ekonomik e social të vendit, arsimi profesional, ishte mbyllur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se hyrja në universitet duhet të bëhet më e vështirë dhe konkurrenca të ashpërsohet vit pas viti.

Ndërsa sa i përket kuotave në universitete, kryeministri tha se ato në publik janë më të larta, duke përmbysur sistemin e mëparshëm të privatit i cili sipas tij jo vetëm që i vijonte regjistrimet deri në Maj, por jepte edhe diploma pa shkuar në universitet.

“20629 studentë të regjistruar në vit të parë nga të cilët 16121 janë në publik dhe 4229 janë në privat. Privatët deri dje regjistoheshin deri në Maj, dhe jo vetëm regjistroheshin, por jepnin diplomën pa shkuar në universitet, ndërsa sot po shikojmë kuotat. Përqindjet e kuotave në publik janë më të larta .”

Ndërsa sa i përket pagave të pedagogëve, kryeministri premtoi se do të ketë rritje.

Sipas tij, në 2013 buxheti i Ministrisë së Arsimit nuk mjaftonte për të mbuluar pagat e pedagogeve dhe personelit. Ky buxhet parashikonte paga vetëm për 9 muaj, 3 muaj nuk ishin parashikuar të paguheshin.

“Profesori i universitetit do të marrë 139 mijë lekë më shumë, lektori 103 mijë lekë më shumë në muaj . Strukturat mbështetese me paga minimale do të marrin rritjen më të madhe 35%.”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...