Nisja e vitit të ri akademik për universitetet, Rama lajm të mirë për studentët e rinj

Aktualitet

rama-kanabisiEdhe kryeministri Rama flet për rastin e maturantëve që kanë mbetur pa shkollë duke justifikuar. Por, sërish ai e justifikon sistemin e tij duke bërë fajtore opozitën, e cila përmes panikut që përhapi në fazën e parë të aplikimeve për një shkollë të lartë, frikësoi maturantët dhe prindërit e tyre duke bërë që një pjesë e tyre t’i drejtohen privatit, edhe pse ende kishin shpresa për në raundin e dytë.

Megjithatë, shefi i mazhorancës dha një lajm të mirë duke thënë se kuotat në universitetet publike do të jenë në dispozicion të studentëve deri sa të plotësohen. Kjo është një kohë që i është dhënë plus të rinjve për të gjetur veten e tyre fitues në degët që kanë aplikuar, duke marrë shkas se ky ishte viti i parë që aplikohen ndryshimet në sistemin arsimor.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, kryeministri Edi Rama, bëri përgjegjës opozitën duke ju referuar deklaratave që bëri para tij në foltore deputeti demokrat Luciano Boçi.

“ Dola këtu thjesht ti kujtoj atyre që kanë memorje sadopak nga gjithë zhurma e këtij kazani të madh këtu se çfarë thoshte parafolësi bashkë me të tjerë vetëm disa javë më parë, kur ne thoshim “mos i panikoni në mënyrë krejt artificiale maturantët – mos nxisni ankthe të panevojshme tek prindërit, sepse ata ë cilët pas raundit të parë menduan që erdhi fundi i botës, duhet ta dinin dhe nuk duhet të pengoheshin ta merrnin informacionin siç është, që nuk bëhej fjalë të mbeteshin jashtë procesit. Kuotat e vëna në dispozicion nga universitetet publike do të jenë deri në fund në dispozicion dhe do të plotësohen. Mos u nxitoni, sepse vetëm pas pak ditës do të shikoni çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur, dhe cfarë cilësie është garantuar në këtë proces për shkak të dy raundeve dhe të filtrit që bëhet automatikisht nga sistemi, duke bërë të mundur që të gjithë ata që rreshtohen në çdo listë për të filluar jetën universitare, rreshtohen sipas meritës së tyre, nga më i miri. Ka një shtyrje disa ditore për një arsye objektive. U la shumë kohë për ankimimet këtë herë se ishte hera e parë që aplikohej sistemi i ri. Numri i ankimimeve ishte shumë i ulët në raport me zhurmën e madhe të kazanit. Vitin tjetër në datën që fillon shkolla gjithçka do të jetë mbyllur. Këtë vit kemi shtyrje në kohë, mbas një jave problemet që u përmendën këtu nuk do të jenë më. Ky është vërtetimi se sa shumë gënjyet deri dje”, u shpreh Rama./Gazeta Express/

ME TE LEXUARAT