Debati për drogën e ballistët në Kuvend Rama, opozitës: Flisni si nën efektin e barit

rama-kuvendEdhe seanca e kësaj të enjtje ka nisur me replika e akuza mes qeverisë dhe opozitës.
Opozita ngriti shqetësimin për rritjen e eksportit të kanabisit, ndërsa kreu i qeverisë Rama tha se janë produktet bujqësore ato që po eksportohen më shumë dhe se për bujqësinë janë krijuar lehtësira.
Ndërkohë në qndër të vëmendjes ka qenë edhe dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti Bujar Nishani, gjë e cila nuk është pritur mirë nga disa historinë, por edhe nga Qeveria.

Debati:

Edi Rama: Mos u shqetëso fare i dashur se nuk është absolusisht si thua ti, referoju shifrave të ekpsorteve bujqësore dhe do shikosh që janë më të lartat ndonjëherë dhe janë produkte bujqësore që tregtohen jashtë vendit tonë dhe që s’kanë asnjë lidhje me kanabisin.

Edi Paloka: Nuk pretendoj që të marr vesh nga të gjitha por dy fjalë mund ti bëj replikë me zotërinë. Së pari ne këtu s’po japim mendimet tona lidhur me bujqësinë, por po pasqyrojmë atë që përditë i dëgjon edhe ky zotëria nga fermerët që takon, probleme që kanë lidhje jo vetëm me premtimet që bëri në fushatën e 2013, jo që s’mbajti asnjë por i përkeqësoi cmimet e energjisë dhe naftës ua rriti…dhe ky u përgjigjet me batutat e dala boje tani, njërit i thotë “jam me Partizanin” tjetrit i thotë “si të duron gruaja”. Për kanabisin që me paturpësi vazhdon ta mohojë, e vetmja fjali e vërtetë që tha është që janë rritur eksportet më shumë se kurdoherë tjetër, po është rritur eksporti i kanabisit, 20 tonë kanabis vetëm në dy javë, ky është realiteti i bujqësisë së këtij zotërisë.

Edi Rama: Jam me Partizanin, s’jam me Ballin Kombëtar kjo nuk është sekret dhe s’ka asnjë arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar dhe për të bërë si fitimtar. Këtu mund të numëroni vetëm sa pula keni shyqer kur keni qenë në qeveri, këtu jeni pasardhësit e ladvdishëm të Ballit Bombëtar, Keni shumë të drejtë ti dekoroni sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni atje te Varrezat e dDshmorëve dhe përkuleni se s’keni rrugë tjetër, te partizanët përkuleni se s’keni rrugë tjetër.

Të kthehemi te bujqësia. Mëncuria e tyre është e mjaftueshme për t’ju parë ju si cirkun që shkonte dikur për të argëtuar koperativën, jeni thjesht një cirk që argëtoni njerëzit në fshat dhe i thoni janë rritur taksat, cila taksë është rritur? Po i ështërritur rimbursimi mbi prodhuimin bujëqësor, ju e ishit 6% ne e kemi 20% rimbursim i prodhimit bujqësor.

Flisni për kanabisin sikur jeni nën efektin e barit, sa herë hapni gojën, dhe kjo është katastrofë për një parti që këtu prezumohet të jetë alternative. Një parti që sa herë flet duket komplet nën efektin e kanabisit. Jam i vetëdijshëm unë që bujqësia ka ende nevojë të jashtëzakonshme për të dhënë mbrapsht atë që realisht mund të japë. Por flisni ju për bujqësi, që nuk dhatë një titull pronësie mbi tokën dhe e betë lesh e li?

Edi Paloka: Dua ta sqaroj se meqë është dhe orator dhe i ditur shumë, hera e parë që dëgjoj termin flotë eskavatorësh, vetëm nga ky e kam dëgjuar dhe sa për dijeni kjo flota se na the që e keni marrë nga Kina, i ke dhuratë nga Kina këto zotëri, mos u mburr sikur i ke blerë ti. …Im atë ka qenë partizan, se di a ka qenë yt atë, por do turpërohesha sot nëse im atë do dekoronte ato që the ti sot këtu. Edhe Mehmet Sehu me aktin që kreu ekzekutimin e 63 anëtarëve të Ballit kërkoi ndjesë dhe e quajti gabim, ky zotria na thotë që ne qenkemi pasardhës etj, ti je rritur nën hijen e atyre monumenteve por s’është mburrje kjo. S’e kam fjalën për monumentet e Enverit, por për pushkatimin e poetëve, ti vazhdo mburru me aktet e tyt eti ne do jemi krenar për baballarët tanë.

Edi Rama: E mësove edhe një gjë tjetër sot që flotë quhet edhe ajo kështuqë mbaje shënim aty. Tani çështjen e partizanëve e hape vetë, qënke dhe djalë partizani përvec tjerash edhe vjen këtu edhe tallesh partizani partizani. E dyta nuk janë ashtu si thua ti numrat, si gjithmonë se mes jush dhe numrave është Saliu, është aritmetika e Saliut, jo aritmetika që ke mësuar nga babai. Janë 10 eksavatorë që kanë ardhur me kërkesën tonë për bordet e kullimit dhe janë 61 të tjerë që janë financim i drejtpërdrejtë i buxhetit të bujqësisë.
Që zotrote djalë partizani të jesh këmba që cohet për t’i rënë kokës është shembulli drithërues i degradimit të një historie shpresash e ëndrrash në PD.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...