Kryeministri Rama: Opozita po e ekzagjeron çështjen e kanabisit

1
Kliko per me shume info

ramaKryeministri Edi Rama pranon që kanabisi është një kulturë që kultivohet në shumë zona të vendit, por jo në përmasat që flasin demokratët që e akuzojnë që në 3 vite kulturat bujqësore i zëvendësojnë me kanabis sativën.

Përgjigjen për opozitën Rama e jep sëbashku me atë për një fermere të zonës së Këlcyrës që kërkon rindërtimin e një ure të amortizuar që rrezikon shkëputjen e fshatit të tij nga pjesa tjetër e qarkut të Përmetit.

Edhe në Këlcyrë kryeminsitri shkoi për të bindur fermerët të përfitojnë nga Fondi Kombëtar i Grancisë në Bujqësi, por ata më së shumti probleme kanë me ujitjen, infrastrukturën rrugore dhe titujt e pronësisë, për mungesën e të cilave Rama fajëson paraardhësit e tij në qeveri.

Fondi Kombëtar i Garancisë për sektorin e bujqësisë që banka për rindërtim dhe zhvillim ka vë në dispozicion të qeverisë shqiptare është 300 milion euro.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here