Rama ironizon kohën e Berishës: ‘’Para 3 vitesh kishim më shumë universitete se Gjermania’’

ramaPërpara pedagogëve në Universitetin Politeknik të Tiranës, kryeministri Edi Rama ironizoi sistemin e lartë arsimor të viteve të shkuara, ndërsa e quajti atë një sistem me vetëm një korsi, nga klasa e parë deri në universit. Duke vijuar me ironi, Rama tha se Shqipëria ia kaloi Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për numrin e universiteteve për frymë të popullsisë, dhe se para 3 vitesh mendohej si të merrte ngalësi atë që nuk i takon.
“Besoj që ky është një komunikim i vështirë, në këtë sallë besoj që s’ka nga ata që e kanë mbaruar gjimnazin me mesatare 6, besoj që do ishit të parët që do thoshit sa shumë ka rënë ky pazar nga dita kur keni mbaruar ju gjimnazin deri më sot. Është vendosur një mesatare 6 dhe kjo konsiderohet si blasfemi se të tjerë me 5,1 apo 4,9 nuk lejohen të hyjnë në universitet. Sistem arsimor me një korsi, një rrugë e të ardhmes për gjithë gjenaratën me një korsi nga klasa e parë drejt në universitet. Për të mos folur që arritëm një rekord botëror, kishim më shumë universitete se Britania e Madhe dhe Gjermania për frymë. Pra u ndërtua një rrugë për ti rënë shumë shkurt në të tashmen duke larguar të ardhmen. Një rrugë për të mbajtur pushtetin”,- tha Rama në nisje.

Sipas Ramës, “Arsimi profesional u mbyll si korsi, mbetën disa për të mbajtur në punë mësues dhe administrata që duheshin për votim. Për tu bërë elektricist dëgjoje leksione pa prekur një tel dhe një llambe”.

“Ajo që shteti duhet të garantojë është barazia e mundësive, jo dhënia me doemos e kësaj të drejte kur nuk ekzistojnë kushtet e meritës. Këtu shqetësim ka qënë si ngelësi të marrë atë që nuk i takon”,- vijoi Rama.

Duke u ndalur tek shifrat kryeminsitri tha se sot janë regjistruar në universitet 20 mijë studentë, 4449 janë në privat dhe 15 mijë në universitetin publik.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërfytyron të dashurën që mos ta pëlqejë më njeri, e kafshon 21 herë në fytyrë

Vajza e identifikuar si Melody Moon, 25 vjece, nga Yeovil i SHBA-së, ...