Rama në Tropojë, ftoi deputeten e PD-së. Hajdarmataj: Ja pse nuk isha me Kryeministrin

hajdarmatajVizita e Kryeministrit Rama në Tropojë, e paralajmëuar disa kohë më parë duket se sot është mbajtur por jo premtimi që i bëri deputetes demokrate. Në seancën e fundit në kuvend, deputetja e qarkut Kukës, Mimoza Hajdarmataj, akuzoi ekzekutivin e qeverisë, se ka braktisur Tropojën dhe fshatrat rreth saj, duke mos investuar asnjë qindarkë.

Z.Rama, publiksht e ftoi deputeten që ti bashkohet këtë vizitë e kjo për të parë realitetin së bashku, për të parë se çfarë ka ndryshuar. Por referuar një postimi në facebook, deputetja Hajdarmataj nuk ka marrë pjesë në këtë vizitë, ku edhe ka shpjeguar arsyet përse.

Në një status në facebook, deputetja demokrate shkruan se: “Siç e keni ndjekur nga debati i seancës së kaluar, Kryeministri më ftoi të isha me të në Tropojë dhe patjetër që unë do të isha atje, nëse do të shkonte të ulej për të dëgjuar hallet e tropojanëve në mjerim, të papunë dhe të pashpresë”.

Sipas deputetes, axhenda e kryeministrit të vendit, në skajin më verilindor dhe më të varfër të vendit nuk ishte mbi atë që Hajdarmtaj debatoi me kreun e qevevrisë, por sipas saj, ky takim ishte fokusuar tek; takim me mësues, inspektim të punimeve të bulevardit, takim me strukturat”.

Mimoza Hajdarmataj, i drejohet z.Rama, se ndryshe nga ai, ajo nuk është një deputete turiste.

Ajo ka rrëfyer se kur shkon në Tropojë, nuk shëtit apo bën xhiro por shkon dhe takon banorët dhe dëgjon hallet e tyre. “Për punësim, shkollim, shërbim shëndetësor, ekonominë që po rrënohet, për largimet masive të të rinjve, shtëpitë e djegura nga mungesa e investimeve në rrjetin elektrik, dëmet e pësuar në bagëtitë e tyre dhe mungesa e dëmshpërblimeve nga qeveria”, shkruan më tej demokratja.

“Ju keni nevojë për “spektatorë të bindur”, sic ishin mësuesit sot, që dëgjojnë vetëm monologjet tuaja apo kur lëshoni “pa doganë” premtimet dhe mashtrimet e radhës elektorale”,- vijon komentin Hajdarmataj.

Si deputete e Partisë Demokratike nuk mund të isha aty, nënvizoi ajo në lidhje me mospjesëmarrjen e saj. E për këtë, deputetja shton se ka shumë hallexhinjë që e presin diku tjetër deputeten e tyre. “Të paktën për ti dëgjuar me zemër në dorë dhe për tu përpjekur për ti ndihmuar me sa të mundem”.

Në fund të statusit, deputetja i përxjell një mesazh Kryeministrit se: “Nuk e mbajtët fjalën për të takuar dhe biseduar me popullin por shkuat vetëm për show, sot në ditën e Halloween, në Tropojë”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Koalicion me LSI-në? Ministri i Qeverisë: Jemi të hapur për rinovim, por…

Shqiptarët do thirren pas rreth 6 muajsh të zgjedhin se cilët do ...