Fermeri i ankohet Ramës, kryeministri urdhëron drejtorin: Të hënën bëji legalizimin, ose…

rama-fermeriNje qytetar prej muajsh sorollatej për të legalizuar një sipërfaqe toke, ku kishte ngritur fermën e tij. Por takimi me kryeministrin Edi Rama qëlloi të ishte dita e tij me fat, për një fermer nga  Goranxit, në Gjirokastrës.

Bashkëbisedimi ishte organizuar që kryeministri të shpjegonte skemën e kreditimit të bujqësisë përmes Fondit Kombëtar të Garancisë, por ky sipërmarrës e shfrytëzoi atë për interesin e tij.

I zënë ngushtë Rama i kërkoi drejtorit të ALUIZNI-t të Gjirokastrës të shpjegonte rastin. Pasi dëgjoi drejtorin kryeministri i kërkoi që të hënën t’i bënte legalizimin fermerit, në të kundërt i tha se të martën do të ishte fermeri që do t’i zinte vendin drejtorit.

Të tjerë banorë të zonës shprehen shqetësimet e tyre lidhur me infrastrukturën, që i pengon për te çuar prodhimet e tyre në treg, por zgjidhja nuk është gjithmonë e thjeshtë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

andrea-stefani

Rama për Andrea Stefanin: Lajm tronditës për humbjen e një patrioti, gazetar i pakompromis

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ...