Deklarata/ “Rama i hapi rrugë drogës, ka futur trafikantë në Parlament”

basha2016Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtues të strukturave në Mat. Aty, ai u njoh me shqetësimet e banorëve për kultivimin e drogës dhe shfrytëzimin e banorve si skllevër në kampet e saj.

Në lidhje me këtë, Basha tha se kjo situatë është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. Ai shtoi se, “kriminelët dhe trafikantët kryeministri i futi në Parlament dhe administratë dhe pasi u hapi rrugët e drogës, qytetarëve u la si zgjidhje vetëm varfërinë dhe emigracionin”.

“I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish, por nuk u mjaftuan. I bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtorë krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga”, tha kryetari i opozitës.

Sipas tij, mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës. “Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që në ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante. Tani që ditët e mandatit po i mbarojnë e kemi fare të qartë se çfarë kishte ndërmend. Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh, që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapte dyert e drogës dhe që popullin ta vinte përpara disa alternativave: varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës së tij dhe shokëve të tij”, tha Basha.

Më tej ai theksoi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje dhe artikuloi kushtet e patjetërsueshme për opozitën. “Dy janë kushtet e patjetërsueshme: zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shtoi kreu i PD-së.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...