“Edhe Fatos Nano na e premtoi rrugën”, Rama-kryeplakut: E kam mik, por …!

rama-nanoKryeministri Edi Rama sot u ndal në Shishtavecit në Kukës, ndërsa gjatë takimit me fermerë pati edhe batuta, por edhe thumba nga të dyja palët.

Kryeplaku i fshatit Borje e informoi kryeministrin se për të marrë pjesë në takimin me të, fermerët kishin udhëtuar rreth 1 orë e gjysmë në këmbë. Ai tha se rruga u është premtuar shumë herë, duke nisur që nga kryeministri Fatos Nano, por askush nuk i ka mbajtur premtimet.

Kryeministri Rama u përgjigj se Nanon e ka mik, por nuk mund t’i kërkojë llogari për premtimet e pambajtura.

Kryeplaku i fshatit Borje: Ne kemi ardhur një orë e gjysmë në këmbë për të marrë pjesë në këtë takim. Para disa ditësh ju kemi drejtuar një peticion lidhur me rrugën. Na është premtuar dhe stërpremtuar 100 herë.

Rama: Unë ju kam premtuar?

Kryeplaku: Jo, na ka premtuar edhe Fatos Nano.

Rama: Fatosin e kam mik, por nuk i kërkoj dot llogari. Nuk dua t’ju gënjej, por të duash rrena të ëmbla të jap adresa dhe i gjen. Radha vjen kur të vijnë mundësitë. Kësaj shtëpie i mungojë kate, tjegulla por ne po ngremë themelet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...