Rama: Blushi me mua nuk bëri asnjë punë, vetëm tre libra

rama-manezKryeministri Edi Rama ka folur për largimin e Ben Blushit nga Partia Socialiste. Ai tha se Blushi në PS ka pasur dy kryetarë, atë dhe Fatos Nanon. “Me Nonan u bë tre herë ministër dhe nuk bëri asnjë punë, ndërsa me mua nuk bëri asnjë punë, por tre libra”

Rama: Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin.

Në një intervistë për “Studio e Hapur” me Eni Vasilin, Rama foli edhe për marrëdhëniet me Metë, ai tha se mes tyre nuk ka luftë.

Rama: Unë kam kuptuar një gjë që lufta midis meje dhe Ilir Metës, që kurse ne jemi bashkuar në një koalicion është një nga burimet që frymëzojnë gazetarinë tonë dhe vazhdimisht prodhon skenarë, prodhon tablo sinoptike, prodhon analiza. Por luftë midis meje dhe Ilir Metës nuk ka. Ne jemi në një koalicion jo në një parti. Nëse më tregoni një koalicion, jo këtu por në të gjithë Europën që nuk ka fërkime, kontradikta, atëherë unë do tju them, po paska dhe një të tillë. Unë ju them që në funksion të reformave koalicioni ynë është më kompakt se çdo koalicion tjetër që ka në Europë. Kur bëhen përpjekje për të bërë reforma në vende të tjera të Europës, koalicionet shkojnë deri në përplasje të natyrës që një parti del me ministrat në protestë, partia tjetër rri me ministrat në zyrë. Ne nuk kemi gjëra të tilla.

Kliko per me shume info

One comment

  1. mire ja bere,se fajin e kane ata qete mbeshteten ty ore gomar,idiot,funderrine.ke fytyre te marresh neper goja nje zonje te nderuar me grada shkencore,ti ore bisht qeni me nje shkolle vizatimi dy vjecare edhe ate me ndihmen e te tjereve.por mos harreo se sado vone doti paguash te gjithe te ligat e vjedhjet qe po i ben popullit mos harre zoti vonon por nuk harron

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ben Blushi publikon spotin e partisë: Ja pse jam “LIBRA”

Ben Blushi publikon spotin e partisë: Ja pse jam “LIBRA”

Kreu i Partisë më të re ‘Libra’ Ben Blushi ka publikuar sot ...