Rama vazhdon “betejën” në FB me maturantët, ja si u përgjigjet kritikave të tyre

Kliko per me shume info

rama qeshKryeministri Edi Rama vijon t’u përgjigjet pyetjeve apo kritikave të komentuesve në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Edhe gjatë ditës së sotme, shefi i qeverisë ka shpenzuar jo pak në debete me komentuesit, pasi Rama publikoi një qëndrim për regjistrimet në universitete.
Debatet

Elona Cami: Po për ne që jemi diplomuar në fakultet e që vendet e punës i kanë zënë të paaftët me mik dhe lekë, si i bëhet? Apo t’ja lëmë fajin sistemit para disa vitesh?

Kliko per me shume info

Edi Rama: Për ty e kam një përgjigje e dashur Elona: Konkuro përmes Departamentit të Administratës Publike, ku të siguroj se leku nuk bën punë, sepse po të bënte punë, nuk do kishim 30% të konkurseve pa fitues, ngaqë nuk kapin pikët e nevojshme. Dhe interesohu nëse nuk e beson, që të shohesh se ka jo pak nga ata që sot punojnë në shërbimin civil që kanë fituar herën e katërt apo të pestë konkursin.

Klaudio Prifti: Përshëndetje Z. Kryeministër, vëllai im përfundoi gjimnazin me mesataren 9.3 dhe në provimet e maturës doli me rezultatet dy 8, dy 9 dhe një 10. Në raundin e parë isha unë që e qetësova familjen time, duke thënë që nuk ka asnjë mundësi që të mbetet pa shkollë me këtë mesatare, duke kuptuar shumë drejtë sistemin e ri ku kuotat ishin zënë në mënyrë të drejtë nga maturantët më të mirë, të cilët kishin bllokuar deri në 10 kuota secili. Në raundin e dytë, ai nuk kapi asnjë degë sërish nga 10 degë të mundshme. Është ende duke pritur për një degë të Informatikës ose Teknologjisë në Fakultetin e Shkencave dhe ende nuk ka kapur as Anglishten. Stresi i shkaktuar në atë moshë më duket shumë ndrydhës për të ardhmen dhe as unë nuk po mundem më t’ja shpjegoj atij dhe prindërve sesi do të procedohet, sepse nuk jam i qartë. Ajo që unë nuk i jap dot shpjegim është sesi është e mundur që me atë mesatare-pavaëesisht se jo ekselente- mund të mos kapësh një degë.

Edi Rama: Klaudio, kur konkurenca është reale, stresi është pjesë të qenit në garë dhe nuk e di ku, në cilin vend normal, hyrja në universitet është si hyrje në një party! Por faktikisht, po kryhet një proces historik në kuptimin e plotë të fjalës, i kalimit nga një situatë rrumpallë ku gjëja më e lehtë ishte të merrje një diplomë pa vlerë sot për të qenë peng i saj gjithë jetën, në një situatë ku çdo maturant e ka vetë fatin në dorë, e ku askujt nuk i’a zë dot vendin miku, fisi, partia, leku apo shansi qorr i dikujt tjetër. Prandaj kurajo dhe suksese vëllait që me siguri do të buzëqeshë në fund të procesit.

Oven Çoku: Bëjeni me konkurim si është në Itali, që bën provim për t’u futur në universitet, zgjedh degën që do dhe bën provim për atë degë pranë universitetit.

Edi Rama: Në Itali duan ta bëjnë si ne, që nuk e shpikëm, po e morëm nga modelet më të avancuara europiane.

Maringlen Çika: Zoti Edi Rama, a do dalin të sakta statistikat? Nga sa maturantë që janë do fitojnë në realitet me këtë sistem..se më duket akoma 80% janë vetëm me të kuqe.

Edi Rama: Sistemi është i saktë dhe këtë e tregon volumi minimal i ankimimeve, ku nga verifikimet rezulton se edhe ato pak ankimime që janë, nuk kanë bazë.

Armelindo Gryka: Nuk kam qënë kurrë i mendimit, që sado mesatare dhe sado rezultativ të jesh gjatë tre viteve të shkollës së mesme, nuk mund të bëhesh arkitekt pa konkurs, apo disa degë të këtij lloji ku talenti jep ndryshimin mes një projekti dhe një ideje novative. Me sistemin e ri, një student i cili vërteton se ka rezultate ekselence (dhe meriton vlerësim maksimal) mendoj se nuk ka pse të fitojë automatikisht dhjetë degë njëherësh (të paktën pesë), pasi kështu ka vend edhe për pesë kuota ku futen, plot pesë studentë të tjerë…sigurisht më i miri ka të drejtë të zgjedhë edhe në njëzet degë, por realisht një nxënës ekselent është për mendimin tim ai që ka deri në dy-tre mendime se çfarë do të bëhet pas tre apo pesë vitesh. Prandaj është e rëndësishme se edhe ai që nuk është “ekselent”, nëse punon fort mund të bëhet më i miri në profesionin e tij, por mendoj që degët të cilat kanë nevojë për talent, nuk duhet të futen me formulë pikësh…gjithsesi e rëndësishme është se më të mirët duhen mbështetur absolutisht…pasi janë e ardhmja e intelektualëve të vendit.

Edi Rama: Faktikisht, e gjithë bota kështu e ka, madje në të shumtën e herës nuk ka farë kufizim se sa degë mund të zgjedhësh fillimisht! Rëndësi ka që sot, nuk ta merr dot kush vendin që të takon ty, po ama as s’ia merr dot vendin që i takon dikujt tjetër përpara teje.

Bashkim Lluca: Është faji i mësuesve, janë të paaftë që të arrijnë t’ua shpjegojnë nxënësve. Ngreuja pak rrogën se morin sa nji polic. Edhe po more sa nji polic, punën e policit do bësh pastaj, jo të mësuesit….

Edi Rama: Nuk mund të them që është faji i mësuesve, sepse mijëra maturantët që tanimë janë regjistruar po ata mësues kanë pasur, kështu që kjo nuk qëndron.

Ledjo Pisha: Nuk besoj që maturantët të jenë kaq naiv sa i mendoni ju.

Edi Rama: As nuk janë, as nuk i mendoj unë se janë, sepse kam pasur privilegjin të njoh shumë prej tyre që falë këtij procesi janë regjistruar apo po vazhdojnë të marrin përgjigje pozitive nga sistemi, falë rezultateve të tyre dhe u jam mirënjohës për falenderimet e pafundme që më kanë dërguar!

Ledjo Pisha: Shpresoj që këto falenderimet e dërguara të mos jenë të militanteve të forumeve apo të partisë, që servilosen nëpërmjet këtyre falenderimeve për të përfituar ndonje punë, provim, post etj. Që siç e dimë nuk janë të panjohura këto “procedura” në Shqipëri. Gjithsesi suksese!

Edi Rama: Ledjo Pisha, unë flas për fitues të degëve të studimit, ti flet për militantë partie, të cilët dashkan poste!!! A e kupton se flasim për dy gjëra komplet pa lidhje(?), ndërkohë që fakti është se kjo procedurë është krejt e re (dmth krejt e panjohur dhe për fat të keq, as e imagjinueshme madje deri dje në Shqipëri!).

Ledjo Pisha: Z. Kryeministër i Shqipërisë, përsa i përket pjesës së parë duhet ta marrë si të mirëqenë atë që sapo thatë ju, që nga këta “falënderues” dhe fitues të degëve nuk paskërka anëtarë të forumeve rinore partiake?! Më fal, por më duhet ta përmend përsëri pjesën që sapo thashë më lart për sa i përket naivitetit dhe për më tepër, unë mbaj përgjegjësi për atë çka them dhe jo për atë që kuptoni ju. Ah, për sa i përket pjesës së dytë që kjo procedurë nuk egziston, them dhe mendoj t’ja lëmë pjesës propaganduese.

Bardhi Rikes: Ledjo Pisha, Kryeministri që po komunikoni nuk njeh miqësi përpara drejtësisë që çdo kujt të mos i ikë e drejta e studimit dhe prandaj po bëhet gjithë kjo reformë. Iku koha e qoftëlargut.

Ledjo Pisha: Bardhi Rikes, uroj të jetë kështu, sa për qoft largun s’kam ndërmend të flas, sepse kam gjëra më të rëndësishme se sa të harxhoj kohë duke folur për një kriminel psikopat.

Edi Rama: Ledjo Pisha shqipja është një gjuhë shumë e bukur, që unë e dashuroj dhe prandaj i çmoj çdo nuancë, çka më duket se ti nuk e bën përderisa i lexon tjetër për tjetër ato që unë të shkruaj. Sidoqoftë që ta kuptosh, unë nuk thashë nuk ka ndër fituesit antarë të forumeve rinore partiake, nuk e di ku e lexove këtë dhe, e dyta, unë nuk thashë kjo procedurë nuk ekziston, sepse ne nuk e kemi shpikur po e kemi adoptuar mbi bazën e modeleve më të mira europiane të konkurencës! Kështu që mos e harro atë fjalën urtë, gjuha kocka s’ka po kocka thyen, dhe bëji hyzmetin gjuhës, jo vetëm kur e shkruan, po edhe kur e lexon.

Ledjo Pisha: Meqenëse dashuroni gjuhën shqipe dhe nuancat e saj, atëherë ajo që sapo shkruat ishte komplet një grotesk, dhe ju lutem shumë mos e deformoni gjuhën shqipe me fjalë nga turqishtja, siç ishte fjala “hyzmet”. Jo për gjë, por sarkazma që përdorët është në rrugë për t’u kthyer në një humor, ashtu siç e quani dhe ju “humor kaps”! Kështu që z. Kryeministër me kujdes me gjuhën shqipe dhe nuancat e saj. Faleminderit dhe suksese në punën tuaj.

Elvis Hoxha: Po ata që mbetën pa asnjë degë zoti kryemnistër, për faj të transparencës ndodhi?

Edi Rama: Pa asnjë degë do të mbeten vetëm ata që nuk e meritojnë, si në çdo vend normal të planetit ku jetojmë! Por ndërkohë është e sigurtë që askush më, nuk ulet dot në vendin që i takon dikujt tjetër. Kjo është Rilindja e Arsimit të Lartë!

Xhensila Roan Kushi: Edi Rama, motra ime me mesatare mbi 7 mbeti pa asnjë degë. Mund të më shpjegosh pse?

Edi Rama: Xhensila Roan Kushi po kush tha që mbeti kur procesi s’ka përfunduar ende?! Duhet të ndjekë procesin deri në fund, pas raundit të dytë dhe regjistrimit të fituesve të tij, vija e kuqe do të ulet në çdo degë për të përputhur kuotat e lira me aplikantët e rreshtuar sipas radhës së rezultateve individuale. Durim dhe vëzhgim i procesit përmes ekranit online, deri në fund.

Enejda Shehu: Vetëm transparent dhe në duar të maturantëve nuk ishte. Znj.Nikolla është e paaftë për detyrën që i keni ngarkuar, është tërësisht e painformuar. Një ministre që thotë çfarë përgjigje t’i kthej unë këtij maturanti, na bind çdo ditë e më shumë që arsimi do zhytet akoma dhe më shumë në balte. Menduam se do rilindnim, por pa një arsimim të mirë e ardhmja nuk është aspak premtuese.

Edi Rama: Eh, kjo që thua është muhabet pa lidhje, më fal po ministrja s’ka ç’i bën vërtet kujtdo që flet kështu e që kërkon qiqrra në hell, qoftë maturant që s’di ç’kërkon, qoftë politikan që s’di ç’flet, ndërkohë që realiteti i mijëra fituesve dhe i mijëra të tjerëve që do të fitojnë flet shumë kokëfortësisht për të kundërtën e pretendimit tuaj krejt pabazë. Ndjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.