Kryeministri Rama batutë që nuk i “pëlqen” ambasadorit gjerman

Aktualitet

ramaAshtu sikurse edhe në shumë raste të tjera, edhe në fjalimin e sotëm gjatë një takimi për profesionit, kryeministrit Edi Rama nuk i munguan batutat.

Në sallë ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hofman. Batuta, sipas kryeministrit nuk do t’i pëlqente ambasadorit, por ky i fundit nuk “protestoi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri vazhdon të jetë i bindur se është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo njerëzit prishin sistemin.

“Shqiptarët në Gjermani, asnjë shqiptar nuk e imagjinon dot të hipi në makinë pa vënë rripin e sigurimit. Këtu kam parë gjermanë, edhe të ambasadës, pa rrip sigurie. Jo të kësaj ambasade se që kur u vu gjoba shumë e lartë për semaforët, dhe gjermanët u vunë në rresht. Fakti është se është sistemi që e bën njeriun të sillet ndryshe,” tha Rama.

ME TE LEXUARAT