Rama me mësuesit: Bëmë operacionin më të dhimbshëm në arsim, por …!

rama-mbetjetKryeministri Edi Rama ka folur me lëvdata sa i përket sistemit arsimor në Shqipëri. Në një takim me mësuesit, që pavarësisht se ditë e hënë dhe duhet të ishin në shkolla duke dhënë mësim, shefi i qeverisë tha se në këto tre vite qeveria ka qenë duarlidhur për shkak të borxhit të lënë nga qeveria e kaluar.

“Ky takim është për të nënvizuar se përpjekjet tuaja të mundimshme po shpërblehen. 3 vjet më parë kemi qenë duarlidhur për shkak të borxhit të fshehte. Ne bëmë një operacion të dhimbshëm dhe të thellë edhe në arsim. I dhimbshëm për shkak të vështirësisë që krijon ky operacion për të gjithë”, deklaroi Rama.

Ndërsa vlerësoi ministren e Arsimit, shefi i qeverisë tha se sot në arsim është bërë kthesë historike.

“Është kthesë në drejtimin e duhur për transformimin e arsimit. 650 tekste u hoqën nga bankat e nxënësve, fëmijët e këtij vendi sot mësojnë me të njëjtat tekste që mësojnë fëmijët në Angli apo BE. 11 mijë mësues janë trajnuar”, theksoi Rama.

Rriten me 10% pagat e mësuesve

Ndërkohë ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ai që dha lajmin e mirë në këtë takim. Mësuesit do të përfitojnë rritje pagash në vitin 2017. Rritja e pagave do të bëhet me 10%. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj, duke theksuar se,

“Kjo nuk është rritje page, por reformë në administratën publike, reformë e drejtpërdrejtë në sistemin e arsimit”, deklaroi Ahmetaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...