Rama provokon Greqinë: Akropolin e keni falë guximit të një shqiptari

harta-ramaKryeministri, Edi Rama ka postuar në Facebook një hartë të Athinës së shekullit të 16-të. Ai thekson se Akropoli është ende në këmbë falë kurajës së shqiptarit, Gjergj Dushmanit.

Kreu i qeverisë shqiptare duke iu referuar princit grek Eugene Rizo-Rangabe thotë se popullsia autoktone ishte kryesisht shqiptare.

Historia e Dushmanit thekson Rama dëshmon se qyteti ishte kryesisht shqipfolës, por kjo nuk e bën një qytet shqiptar.

Në këtë prizëm, Rama thotë se pretendimet e Greqisë për Himarën, se njohja e gjuhës prej banorëve të saj nuk e bën krahinë të Greqisë.
Postimi i Ramës disa orë më parë:

Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara, përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. Gjyshi Rames me byth, ka bo namin

  2. SHUM MIRE JE I PARI KRYEMINISTER SHQIPTAR QE JA U THUA TE VERTETEN GREKUT
    ASNJE SKA PAS GUXIM ME PARE
    KJO PO QE ESHTE RILINDJE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...