Rama kapet keq me Voltana Ademin: Je shembull rrëqethës i kokëboshllëkut!

Kliko per me shume info

rama2016Sërish përplasje në distancë mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Rama ka reaguar ndaj Voltana Ademit, pas këmbënguljes së saj për mosprishjen e ndërtesave rreth stadiumit ‘Loro Boriçi’, kusht që është vendosur edhe nga UEFA, si dhe për prishjen e një parku për të zgjeruar një rrugë.

Kliko per me shume info

Rama shkruan se ajo është shembull rrëqethës i kokëboshllëkut që ka karakterizuar për 25 vjet politikën e atyre që rrënuan qytetet e Shqipërisë.

Statusi i plotë i Edi Ramës në FB:

“Si mundet mendja t’i thotë një njeriu në krye të qytetit, se për të shkulur krejt gjelbërimin brenda lagjes e zgjeruar rrugën pa asnjë arsye është kollaj fare, ndërsa për të hapur sheshin para stadiumit të ri (investimi më i madh publik në historinë e qytetit) është e pamundur sepse për shkaqe “sociale” këta çibanë betoni e ndryshku nuk u shkulkan dot?!?

Kjo është mendja e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme që drejton sot Shkodrën, që në kohëra të vjetra i jepte leksione shijeje europiane jo veç Shqipërisë po dhe fqinjëve në veri! Çfarë shembulli rrëqethës, i kokëboshllëkut që ka karakterizuar, për plot 25 vjet, politikën e atyre që rrënuan qytetet e Shqipërisë, e i kthyen në pazare orientalë ku nuk fryu asnjë fllad Europe!… Janë po ata që sot, bërtasin “Ngrihuni të shpëtojmë Shqipërinë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.