Rama: 100 milionë USD nga buxheti i shtetit shkojnë te buxhetet familjare

rama-2016Kryeministri Edi Rama “Komunikimin e Javës” kete te diel e zhvendosi tek reformat e qeverisë të ndërmarra në këto tre vite. Ai u ndal të reforma në drejtësi por edhe te rritja e pagave dhe pensioneve. Rama tha se nga buxheti i shtetit do të kalojnë 100

“Sot qeveria është gati të spostojë nga buxheti i shtetit në buxhetet familjare të punonjësve dhe pensionistëve plot 100 mln dollarë. Kjo është me herë, shumë më e madhe e vënë ndonjëherë në dispozicion të familjeve në një vit të vetëm për rroga dhe pensione.
Qeveria e mëparshme ndau nga buxheti i shtetit për rroga dhe pensione 124 milionë dollarë në 8 vjet. Ndërsa ne jo vetëm ndajmë në një vit buxhetor 100 mln dollarë, por duke llogaritur edhe 100.4 mln dollarë që janë ndarë në këto tre vjet nga ulja e taksës mbi rrogën, plus 40 mln dollarë nga i njëjti mekanizëm i uljes së taksës vitin e ardhshëm arrijmë që falë kësaj faze të parë të reformave të spostojmë në buxhetet familjare dhe pensionistëve 240. 4 mln dollarë brenda një mandati të vetëm”, theksoi Rama.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se PD po e pengon reformën në drejtësi, pasi sipas tij ata nuk besojnë se Shqipëria mund të ketë një sistem drejtësie. “Nuk besojnë as sot dhe gjithë ditën dhe skanë për ta besuar asnjëherë që Shqipëria mund të ketë një sistem drejtësie, ku ligji ta ndajë kush ka të drejtë dhe kush ka faj. Prandaj vazhdojnë ta pengojnë herë duke e gjuajtur me gurë dhe herë duke hedhur gurin dhe duke fshehur dorën reformën historike në drejtësi”, beri me dije kryeministri.

Ai tha gjithashtu se ata që qeverisën më parë nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhej, prandaj nuk i nisën reformat, të cilat sipas tij qeveria i realizoi.

“Prej tre vjetësh jemi angazhuar në një proces reformash të thella për të bërë shtet. Reforma të cilat askush përpara nesh jo thjesht nuk i nisi, por as nuk mendoi se mund të bëheshin në Shqipëri. Unë këtë e besoj përfundimisht tani sepse ata që qeverisën më parë nuk kishin si ti hynin këtyre peripecirave të vështira, përderisa nuk e besonin as vetë se Shqipëria mund të bëhet. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhet një vend ku dritat e semaforit kanë të njëjtën ngjyrë, si për njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe për njerëzit në pushtet. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhet një vend ku mund të ndalohen njëherë e mirë ndërtimet pa leje në tokën e shtetit, apo në tokën e tjetrit. Ose të bëhet një vend ku mund të ndalohet duhani në vendet publike. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhet një vend ku mund të paguajnë energjinë të gjithë apo ku diploma merret me dije, jo me para dhe parti. Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të bëhej një vend ku uji mund të shkojë në cdo parcel dhe ku turistët të mund të shkojnë në cdo qytet”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...