Rusia prezanton raketën bërthamore, mund të shkatërrojë një shtet të tërë!

raketa-rusiLajmet mbi luftën e ftohtë dhe qëndrimet e Rusisë dhe SHBA-së, kanë pushtuar vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Lidhje me këtë, së fundmi shteti Rus ka prezantuar raketën bërthamore më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.

Zyrtarët ushtarakë rusë pohojnë se raketa në fjalë mund të shkatërrojë një territor sa Franca apo sa Alaska.

Gazeta Britanike, “Mirror”, shkruan se Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke kërkuar me ngulm, që të zëvendësojë arsenalin e SS-18 me raketën bërthamore RS-28, e cila njihet ndryshe edhe si “Satan 2”. Në bazë të fotografive të postuara në internet, sistemi raketor është i pajisur me 16 koka bërthamore.

Raketa që do të përgatitet e tëra më 2018, pritet të jetë edhe më e fuqishme se raketat që janë përdorur në Hiroshima dhe në Nagasaki.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pakistan, nxiren 36 trupa pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan pakistanez që kishte në bord 47 persona është rrëzuar në ...