Ja cilët janë qytetet shqiptare më të rrezikuara nga tërmetet

3
Kliko per me shume info

termetttJavët e fundit ka patur një aktivitet të shtuar të lëkundjeve sizmike në vendin tonë duke bërë që shumë qytetarë të frikësohen dhe të shtohet paniku mes tyre.

Epiqendra e këtyre tërmeteve ka qenë në Greqi dhe në Itali, por që lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Shqipërinë jugore dhe atë të mesme.

Në një intervistë për ABCNews, sizmiologu Edmond Dushi shpjegon se vendi ynë ndodhet në pjesën ku pllaka tektonike “Euroaziatike” është në kontakt me mikropllakën “Adria”.

Po cilat janë zonat që mund të preken nga lëkundjet e tërmetit në Shqipëri? Sizmiologu vizaton në hartë një segment që prek qytetet Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër, qytete të cilat janë më të rrezikuarat të preken nga valët sizmike. Intensiteti i tërmeteve në Shqipëri ndryshon nga njëra zonë në tjetrën.

“Shqipëria është e ndarë në disa kategori, flasim me intensitet nga 7-8 ballë maksimale, me përjashtim të disa zonave, që mund të arrijnë deri në 9 ballë”, thotë Edmond Dushi.

Zona e Apenineve në Itali dhe Janina në Greqi, gjatë muajit tetor kanë qenë pika të nxehta sizmike, lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe në pjesën jugore dhe qëndrore të Shqipërisë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here