Ngjarje e rëndë në Itali, 36-vjeçarja qëllon burrin me thikë dhe hidhet nga ballkoni

policia-italiNjë ngjarje e trishtë ka ndodhur brenda një familjeje në Milano të Italisë. Një grua nga Filipine, 36 vjeçe ka goditur me thikë burrin e saj rreth 30 vjeç dhe më pas është hedhur nga kati i dytë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje dhe sot është raportuar nga mediat italiane.
Gruaja ka qenë nën efektin e alkoolit dhe të drogës, shkruan “Milano Today”. Në dhomën e çiftit ka nisur një debat që ka përfunduar keq. Burri ka kërkuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka refuzuar. Duke mos pranuar dëshirat e të shoqit, gruaja ka shkuar në kuzhinë, ka marrë thikë dhe e ka goditur burrin në shpatull.

Kliko per me shume info

Pas kësaj, gruaja filipineze është hedhur nga ballkoni, duke pësuar lëndime të lehta. Burri ka përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.