Gjirokastër, qarkullonte me Kallashnikov në makinë, arrestohet i riu

Aktualitet

kallashnikov Nje i ri u arrestua ne Gjirokaster pasi po qarkullonte me Kallashnikov ne makine. Burimet zyrtare thane se njësia Operacionale e Kontrollit të Territorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj në zbatim të Planit të Masave për patrullimin dhe kontrollin e territorit, bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri nga Fieri po qarkullonte me armë zjarri në makinë, në vendin e quajtur "Sektori i 3", segment rrugor pranë fshatit Luftinjë, kanë bërë bllokimin e automjetit të dyshuar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip "Land Rover", me targa AA 396 IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krëhër, në të cilin ndodheshin 29 fishek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si dhe nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas ishte i pa paisur me leje drejtimi. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

A.L, 17 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Drejtim automjeti pa leje drejtimi".

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT