Rikthehet tmerri në Tiranë, nga nesër devijon sërish trafiku, ja ndryshimet

punimet tiraneePër shkak të punimeve në “Sheshin Skëndërbej”, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se duke nisur që nga dita e nesërme, 29 Tetor, trafiku do të pësojë devijime.

Me anë të një njoftimi, Bashkia bën të ditur edhe mënyrën e qarkullimit të automjeteve sipas planit lëvizës, për shkak të fazës së dytë të punimeve që do të kryhen për projektin e qendrës së kryeqytetit.

“Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në sheshin “Skënderbej” pjesa lindore në rrugën “e Dibrës”, drejtimi lëvizjes Lindje-Perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin ‘Zogu I’”.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës.

Gjithashtu, punimet për realizimin e projektit të “Sheshit Skënderbej” pritet të përfundojnë në verën e vitit 2017”- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...