Dështon paqja në takimin Putin-Merkel-Hollande

Bota

merkel-putin-holandePas pesë orë bisedimesh me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande e kanë përfunduar mbrëmë takimin në Moskë ndërsa nuk është.

Pas pesë orë bisedimesh me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande e kanë përfunduar mbrëmë takimin në Moskë ndërsa nuk është thënë asnjë fjalë për marrëveshjen eventuale që do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus, gjatë takimit që është mbajtur më 6 shkurt, ka zhvilluar biseda “konstruktive, informative dhe thelbësore”.

Por Merkel dhe Hollande, janë larguar mbrëmë nga Moska pa e dhënë asnjë detaj rreth përmbajtjes së negociatave në Moskë.

Peskov tha se udhëheqësit janë dakorduar që të vazhdojnë të takohen, me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për armëpushim e cila është arritur në Moskë më 5 shtator.

Ai tha se në dokument do të përfshihen propozimet nga Putin dhe presidenti ukrainas, Petro Porosheno.

Gjatë të dielës, sipas Peskov, Putin, Merkel, Hollande dhe Poroshenko, do të bisedojnë në telefon.

ME TE LEXUARAT