Putin tregon “dhëmbët”, hedh flotën në sulm, shkëndijat e Luftës III Botërore

rusia-kinaRusia ka provokuar një atmosferë Lufte të Tretë Botërore këtë të premte, duke përshkuar kanalin e La Manshit me flotën e saj luftarake, e drejtuar për në Siri. Moska shton ndjeshëm në këtë mënyrë praninë e saj ushtarake në Mesdhe, duke vënë në alarm fuqitë perëndimore.

Kremlini urdhëroi flotën të kalojë përmes ngushticës që ndan Francën me Britaninë e Madhe, një prej kanaleve më të frekuentuar në botë nga linjat civile e ato tregtare. Një koloni e plotë me luftanije e kryesuar nga aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov” iu drejtuan Mesdheut perëndimor. Të paktën 50 avionë luftarakë e helikopterë arrin të mbajë aeroplanmbajtësja e ndërtuar në vitin 1985. Të vëna në gjendje alarmi luftanijet britanike dhe ato të NATO-s, shoqëruan flotën ruse përgjatë gjithë zonës së rrezikut.

Në Bruksel, në ditën e parë të Samitit Europian, liderët e bllokut nuk mundën të dalin në një deklaratë të përbashkët për Rusinë, sa i përket atyre që konsiderohen si krime nga kjo e fundit dhe regjimi i presidentit Assad në Siri.

Edhe pse një retorikë e ashpër kundër bombardimeve ruse ka kohë që artikulohet nga disa liderë europianë, unioni nuk ka vendosur ende të penalizojë Moskën me sanksione. Ishte Italia ajo që doli kundër propozimit të Britanisë, Francës e Gjermanisë për penalizime ndaj Rusisë. Nevojitet më shumë unanimitet, ka deklaruar presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Presindeti i Parlamentit Europian: “ Sipas meje nuk ka hapësirë për sanksione të tjera, për të cilat duhet më shumë unanimitet.”

Në takimin që zgjati deri në mesnatë janë diskutuar shkeljet e hapësirës ajrore të BE-së nga Rusia, fushatat desinformuese ruse, sulmet kibernetike dhe ndikimi i Rusisë në proceset politike në BE dhe më gjerë.

Kliko per me shume info

One comment

  1. Lufta ne Siri ne mes te Amerikes dhe Rusise eshte nje skenare i orkestruar ne mes te ketyre dy fuqive i cili perseritet cdo 50 vjete vetem per te menjanu vemendjen nga kriza ekonomike e cila ka kaplu vendet e tyre.
    Duke demonstru armatimet e tyre te teknikes dhe teknologjise se ^fundit ^,deshirojne qe te bindin partneret e tyre tradicional per ^rezikun ^ qe u kanoset atyre nga ajo teknologjia e rezikshme ekampit kundeshtare dhe nevoja per tu mbrojte nga kjo teknologji e ketij kampi.
    Nese ia dalin qe ti bindin aleatet,ata do te blejne ket teknollogji si qe kane be deri tash dhe keshtu do te zbusin krizen e tyre ekonomike Rusia dhe Amerika ,per te vazhdu qeverisjen e tyre mbi kuriz te kampeve
    veriore perkatesishte perndimore.
    Qe te dy superfuqive u konvenon lufta e ftofte ngase u sjell perfitime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vritet-balerina

Vritet me armë në dasmë balerina shtatzënë

Një grua shtatzënë është qëlluar për vdekje gjatë një ceremonie martesore në ...