“Puthja pasionante” i shkakton vdekjen adoleshentit

puthje17-vjeçari Julio Macias Gonzalez, nga Meksika, filloi të ndiente shqetësime gjatë darkimit me familjen.

Ata thirrën menjëherë ambulancën, por, fatkeqësisht, mjekët e ndihmës së shpejtë nuk arritën t’ia shpëtonin jetën djalit.

Besohet se thithjet në qafë nga e dashura i shkaktuan të riut mpiksje gjaku në tru. Familjarët e të riut akuzojnë të dashurën e tij 24-vjeçare për vdekjen e adoleshentit. Ndërkohë vajza është zhdukur që pas marrjes vesh të lajmit të hidhur.

Nuk është hera e parë që puthje të tilla shkaktojnë pasoja të rënda tek njerëzit. Në vitin 2011, një 44-vjeçare nga Zelanda e Re u paralizua në krahun e majtë nga thithja e gjakut.

“Kafshimet pasionante” shkaktohen kur një person thith një pjesë të caktuar në lëkurën e një personi tjetër, sidomos në qafë. Ky veprim shkakton dëmtim të enëve të gjakut, mpiksje të tij e deri në goditje në tru.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

female-male

Nuk keni kujtesë të mirë? Mjekët ju këshillojnë seksin si ilaç

Nëse femrave u duhet një arsye tjetër për të bërë më shumë ...