Kapen duke punuar në parcelën e drogë, arrestohen dy persona në Tiranë

Aktualitet

parcela-kanabisPolicia e komisariatit Nr 4 ka arrestuar në flagrancë shtetasit Sokol Mjolli, 44 vjeç, Florjan Hasa, 32 vjeç si dhe shpalljen në kërkim të shtetasve me iniciale G. A., 46 vjeç dhe F. D., 55 vjeç të katërt banues në Tiranë për prodhim dhe shitje të bimëve narkotike në fshatin Shëngjergj.

Nga informacionet që disponoheshin nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në fshatin Shëngjergj, në një zonë të pyllëzuar, ka parcela të kultivuara me bimë narkotike, menjëherë janë dërguar Shërbimet të cilët kanë bërë të mundur konstatimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Sokol Mjolli dhe Florjan Hasa, gjatë kohës që po punonin në parcelë. Këta shtetas dyshohen se kanë qenë së bashku me shtetasit G. A. dhe F. D., të cilët kanë arritur të largohen me vrap duke përfituar nga terreni malor dhe i pyllëzuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bimët narkotike ishin të mbjella në tre parcela pranë njëra-tjetrës, ku në total janë asgjësuar me anë të djegies 650 bimë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva.

Po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 284 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT