PSG, ofertë faraonike për yllin e Barcelonës

neymar2016Paris Saint Germain është gati për një ofensivë tjetër në adresë të Barcelonës për t’i rrëmbyer brazilianin Neymar.

Klubi francez ofron 200 milionë Euro dhe është gati që ofertën ta bëjë zyrtare në merkaton e verës. Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka gati gjithashtu ofertën faraonike për sulmuesin brazilian, duke përfituar edhe nga problemet ekonomike të lojtarit. Sipas burimeve të afërta pranë, Neymar ka marrë sinjale nga Paris Saint Germain.

Kliko per me shume info

Mendohet se Marquinhos, Lucas Moura dhe Thiago Silva që janë gjithashtu pjesë e Brazilit, kanë biseduar me Neymar dhe kanë arritur ta bindin për t’i ndezur dritën jeshile transferimit. Në krahun tjetër Barcelona kërkon të mos jetë e papërgatitur në rast të një oferte pasi ka gati kontratën e re. Neymar do të ketë në tavolinë propozimin për rinovimin deri në vitin 2021 dhe me një pagë të barabartë me atë të Lionel Messit, 25 milionë Euro në sezon.

Në kampin katalanas janë optimistë për rinovimin edhe pse e pranojnë që kjo çështje nuk duhet të shtyhet më pasi ekziston rreziku që ish sulmuesi i Santosit të zgjedhë një destinacion të ri. Agjenti i lojtarit, Agent Ëagner Ribeiro është njeriu që po e shtyn sa më shumë çështjen e rinovimit pasi ai dëshiron largimin e Neymar nga Katalonja. Gjatë kësaj vere, PSG dështoi në objektivin për afrimin e Cristiano Ronaldos i cili deklaroi besnikëri përkundrejt Realit të Madridit dhe në këtë mënyrë, opsioni më i mundshëm për zëvendësimin e Ibrahimovic mbetet braziliani i Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.