“Provokimet me femrat e bukura në burg mi bënte Shkëlzen Berisha”

Politikë

izet-haxhia-berishaNjë akuzë të re bën ish-truproja i Sali Berishës, përmes një statusi në facebook. Izet Haxhia rrëfen një histori konkrete provokimi me femra të para 6 viteve, duke shtuar se e njëjta gjë po i ndodh së fundmi, kësaj here në rrjetet sociale. “Ka shumë kohë që më vijnë kërkesa për miqësi e mesazhe provokuese, nga profile fallco apo të vërteta femrash. Janë me qindra dhe duket që janë të dirigjuara nga një qendër e vetme. Unë u them këtyre perversëve që mua nuk mund të më joshni e të më provokoni, as me femra, as me para dhe me asgjë tjetër”, shkruan Haxhia.

Shkelzen Berisha

Shkelzen Berisha

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më poshtë ngjarja e plotë treguar prej tij, ku përfshihen edhe policia sekrete turke, një qendër e pritjes së refugjatëve, një vajzë ukrainase etj. Dhe një bisedë e DITA-s me Izet Haxhinë, ku ai tregon se tek kush dyshon se i orkestron këto lloj provokimesh.

Izet, në denoncimin tënd ti thua se provokimet e këtij lloji dirigjohen nga një dorë. Tek kush dyshon?

-Duhet pasur parasysh se unë që kur kam filluar të rrëfehem për gazetën tuaj para dy vitesh në lidhje me bëmat e krimet e Berishës, kanë filluar të më vijnë mesazhe kërcënuese e fyese në mënyrë konstante. Dhe dihet që këto mesazhe nuk ishin punë militantësh apo dumbabistash që u shave babën Sali, por të organizuara nga një dorë e vetme që na çon tek gjurmët e Zenit të Saliut. Sepse më kujtohet dhe e kam thënë edhe më parë që një mesazh që m’u dukte i shkruar në stilin e Zenit, ishte nisur nga ishujt e Pacifikut ku në atë kohë Zeni i “varfër” po bënte pushime me bukuroshen e tij të pasur…

-Po, por ato ishin kërcënime, këto janë joshje ku një mashkull edhe mund të tundohet…

-Po njësoj, edhe këto kërkesa për miq me profile femrash vijnë në seri ashtu si mesazhet. Sigurisht që mendja të vete tek po e njëjta dorë, tek ajo e Zenit, i cili e ka shumë për qejf këtë punën e portaleve fallso.

-Kaq shumë sa i bie të merret gjithë kohës me këtë punë?

-Kuptohet, si duket ka punësuar shumë veta në lidhje me këto postime se është një punë voluminoze të hapësh me qindra e mijra adresa fallso me foto femrash seksi e të shkruash mesazhe joshëse. Unë me të thënë të drejtën, nuk jam as ndonjë burrë i pashëm që të josh kaq kollaj femra!!!

izet haxhia

-E megjithatë paske patur shumë kërkesa për “miqësi”, po?

-Çfarë të them! Nga më provokueset, dhe interesantja është se shumica e këtyre kërkesave vijnë nga femra me emra e foto që u përkasin femrave të huaja. Si duket për t’u bërë të besueshëm.

-Dhe cili mendon se është synimi? Se episodi yt me ukrainasen është e qartë që donin të të inkriminonin.

Epo duket kanë ndërruar taktikë e sipas mendjes diabolike e perverse të trashëguar nga geni pervers i kullës së Viçidolit, kujtojnë se do më lëshojnë në kurth duke më joshur me perversitetet e tyre. Dhe pastaj të thoshin: Ja kush është Izet Haxhia, këtë doni me besu ju?

-Në fakt shantazhi i llojit seksual është efikas…

Sigurisht. Është një metode efikase shantazhi që është përdorur nga i ati ndaj kundërshtarëve të tij në parti e jashtë partisë, me dosje e përgjime deri në dhomat e gjumit apo vrimat e çelësit. Çfarë t’i bësh, dikur i ati i Zenit përgjonte nga penxheret e banjove të kullës, e tani i biri dhe i ati së bashku rrinë duke përgjuar në fb e atyre që i konsiderojnë armiq. U them vazhdoni të përgjoni se do gjeni qenin e ngordhur, siç thoshte i madhi Kadri Roshi tek filmi “Përballimi”.

ME TE LEXUARAT