Prostitutat nderojnë mbretin e vdekur duke u veshur në të zeza

mbreti-tailandProstitutat në Tajlandë i janë rikthyer të hënën punës, dhjetë ditë pas vdekjes së mbretit të tyre, dhe në shenjë respekti për të janë veshur në të zeza, shkruan Daily Mail.

Vendi ra në zi kur monarku i tyre 88 vjeçar, Bhumibol Adulyadej vdiq më 13 tetor, duke e ndalur gjithë industrinë e turizmit. Argëtimi u ndalua për 30 ditë me shumë nga festivalet të anuluara, ndërsa turistëve iu është kërkuar që të vishen në të zeza si vendasit.

Por, dje qindra prostituta dolën në rrugë të veshura të gjitha në të zezë në shenjë respekti për mbretin e tyre. Këtë e tregojnë fotot e bëra në Soi Cowboy në kryeqytetin Bangkok.

“Është ende shumë qetë. Të gjithë janë të mërzitur për vdekjen e mbretit. Por, ne duhet të punojmë që të bëjmë para, s’mund të bëjmë diçka tjetër. Ne kemi veshur fustane dhe këpucë të zeza që të tregojmë respektin. Ndoshta pas dy jave mund t’i kthehemi normalitetit”, është shprehur prostituta Lek, 26 vjeçare.koha

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E pabesueshme/ Gruaja kryen lindjen e saj për 3 minuta dhe pa asnjë dhimbje(Foto)

Një grua nga Anglia ka përjetuar një situatë shumë të pabesueshme. Bëhet ...