Krujë, pronari i magazinës me 1.3 ton drogë habit gjykatën: Lironi shokët e mi

pronari-drogesKa habitur me deshmine e tij para gjykates se Krimeve te Renda. Kujtim Rexhepi ka pranuar se eshte ai organizatori i veprimtarise kriminale ne Kruje ku tri dite me pare u sekuestruan 1,3 ton kanabis.

Pronari i ambjenteve ku u gjet lenda narkotike ka marre pergjegjesisne per gjithcka duke kerkuar nga gjykata lirimin e 9 personave te tjere. Ai i ka cilesuar ata si hallexhinj te cilet punonin per 15 mije leke te vjetra ne dite.

Kujtim Rexhepi pronari i magazinave të drogës në Derven të Krujes ku u gjeten 1,3 ton kanabis, ka pranuar para gjykatës se ai është organizatori i veprimtarisë kriminale duke perjshtuar nga pergjegjesia të gjithë të arrestuarit e tjerë. Sipas Rexhepit magazina, lenda narkotike dhe armët që u gjetën ishin të tijat dhe se ai sillte kanabisin për ta përpunuar.

Ai i ka kerkuar gjykatës që tre anëtarët e fisit Gjokeaj të arrestuar bashkë më të në një lokal në afërsi të mgazinës të lirohen. Sipas tij ata nuk kanë lidhje më këtë histori dhe faji i vetëm i tyer është që kanë qënë në lokal me të. Kujtim Rexhepi ka kerkuar edhe lirimin e punëtorëve të prangosur.

Ai i ka cilësuar ata si hallexhinj qe punonin per 15 mijë lekë të vjetra në magazinën e tij të drogës. Pasi dëgjoi dëshminë e tij 48-vjecari u la në burg. Gjithashtu në qeli do qëndrojnë edhe Gazmir, Gjovalin dhe Aurel Gjokeja, Nilson Gega dhe Erald Bardhoku.

Në sallë pati debate mes avokatit të Kujtim Rexhepit dhe prokurorit të çështjes. Avokati pretendoi se veprimet hetimore te prokurorise janë nul pasi ka një mosperputhje me disa procesverbale. Pavarësisht kësaj togat e zeza i cilesuan si të ligjshme arrestimet dhe u binden nga provat e sjella nga akuza.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. si zor te besosh qe ata rrezikonon vetem per 15 mije lek te vjetra ne dite…., mos ka ndonje bisht tjater nga pas qe ata te vazhdojne te shesin pjesen tjeter te pakapur akoma nga policia?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...