Pronari i magazinës me 1.3 tonë drogë në Krujë ka dalë sot para gjykatës, ku ka befasuar me dëshminë e tij. Kujtim Rexhepi ka marrë të gjitha akzuat mbi vete te Krimet e Rënda, duke shpallur të pafajshëm 10 personat e tjerë të arrestuar.
Ai ka deklaruar se 10 të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me aktivitetin që kryhej në magazinën e tij dhe se 3 anëtarët e fisit Gjokeja dhe Nilson Gega janë ndodhur rastësisht me të në lokal.
Rexhepi pranoi se i paguante 1 mijë e 500 lekë në ditë punëtorët e kanabisit që sipas tij ishin hallexhinj.
Përpara tij Gjykata e Krimeve të Rënda la në “burg pa afat” Gjovalin Gjokean dhe Nilson Gegën.
Një ditë më parë gjykata la në burg 4 nga të arrestuarit ndërsa për një të mitur vendosi masën detyrim parqitje.