Prokurori italian lëshon bombën: Shqipëria furnizuesi kryesor i drogës

cataldo-mottaProkurori Cataldo Motta, Shefi i Antimafias në Leçe, ka thene se Shqiperia eshte furnizuesi kryesor i tregut te lendes narkotike ne Itali.

Deklarata eshte bere ne nje artikull te dyte te medias italiane qe ka vazhduar me kete publikim, idene e reportazhit te pare qe RAI realizoi ne zonen e mbjelle me droge ne Kruje duke denoncuar edhe implikimin e policise ne kultivimin e kanabisit.

Ja cfare shkruajne mediat italiane:

Udhëtimi ynë në malet e Krujës ka bërë shumë zhurmë në Shqipëri. Ditën pas publikimit të reportazhit nga RAI për kultivimin e marijuanës, lajmi u pasqyrua në faqet e para të gazetave kryesore në Shqipëri, e deri në parlament. Partia opozitare, e drejtuar nga Lulzim Basha, shprehet hapur kundër qeverisë.

“Prodhimi i drogës është aktiviteti ekonomik kryesore i vendit, ku burimet njerëzore dhe financiare të Shqipërisë, çdo ditë e më shumë po i drejtohen ekonomisë së kanabisit”.

Megjithatë, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë kishte deklaruar totalisht të kundërtën.
“Shqipëria nuk është vend problematik sa i përket trafikut të drogës”.

Por përgjigjja për Tahirin vjen nga Leçe, nga Prokurori Cataldo Motta, Shefi i Antimafias në Leçe, titullari i të gjitha dosjeve për trafikun në kanalin e Otrantos.

“Problemi është i joni sepse jemi vetëm 44 milje nga Vlora. Është Puglia që tashmë është porta hyrëse për Europën Perëndimore”.

Puglia, porta hyrëse e kanabisit drejt Europës, ku vetëm në ditët e fundi janë kapur 6 trafikantë me 1 ton marijuanë, në dy operacione të ndryshme nga Guardia di Finanza dhe Skuadrës Lëvizëse të Leçes.

“Mendoj se statistika jote nuk është e vërtetë sepse, në 2013 vinte më shumë drogë në Itali nga brigjet tona”, deklaroi Ministri Tahiri.

Në fakt të dhënat tona janë të njëjtat me Prokurorin Motta, të cilat flasin për një ‘boom’ droge drejt Italisë.

“Këtë vit kemi pasur sasi tepër të mëdha droge të sekuestruara. Vetëm në javën e fundit të Shtatorit, Guardia di Finanza ka sekuestruar 3 ton e 800 kilogramë marijuanë”, deklaron Motta.

Tonelata e tonelata droge… Por si ka mundësi gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Për këtë, Prokurori Motta e ka një shpjegim:

“Në të shkuarën ka patur bashkëpunim me autoritetet shqiptare, por kjo është dobësuar disi, ndoshta ka rënë interesi nga ana e autoriteteve shqiptare”.

Deklaratat e Mottës nuk e kapin në befasi Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili hedh akuza të rënda kundrejt qeverisë, të cilat i përkthejmë siç i thotë ao.

“Kultivimi i drogës është lejuar nga qeveria, një mënyrë për të mbledhur fonde për të blerë zgjedhjet e ardhshme”.

Kjo, thotë Basha, bëhet me implikimin e strukturave të korruptuara të policisë, me gjobën që i merret kulivuesve për policinë.

Ministri Tahiri na kishte ftuar të shikonim në shtëpinë tonë, për plantacionet e shumta që zbulohen në Puglia.

“Edhe në Itali ka plantacione, por sigurisht jo të mëdhaja si në Shqipëri, sepse përndryshe nuk do kishim nevojë për importin nga Shqipëria. Mund të them se Shqipëria ka hyrë në rrugën e të qenit një nga furnizuesit kryesor të substancave të drogës. Kur ne kemi në përgjim një telefonatë ku është prezent një shqiptar, në 90 përqind të rasteve bëhet fjalë për trafik të organizuar të substancave të drogës.

Kliko per me shume info

One comment

  1. Veterani i luftes civile

    Se mos thoni e ka futur opozita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ministria-drejtesise

Zbardhet drafti, amnistia e fundvitit “zbraz burgjet”, ja kush përfiton

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për aministinë e ...