Nis procesi i popullimit, punësohen 1200 të rinj për regjistrimin e shqiptarëve

tahhhNis procesi i regjistrimit të shqiptarëve. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me atë të energjetikës pasi ideuan planin e popullimit, do të nisin punën në terren.

Faza e parë do të jetë punësimi i 1200 të rinjve të cilët do të trokasin në derën e çdo qytetari dhe do të bëjnë regjistrimin e çdo anëtari të familjes, banesën me adresën përkatëse.

“E dini shumë mirë pamundësinë reale dhe pamundësinë objektive të shumë qytetarëve për të mos votuar sepse nuk kanë ende një qendër ku banojnë. Këta të ashtuquajtur me kodin 999, apo 888, apo 000 në listat zgjedhore janë ata qytetarë që objektivisht i kemi ndaluar mundësinë që të votojnë, për shkak se nuk kemi bërë përputhjen e regjistrit të Gjendjes Civile me adresën. Pra për shkak se një qytetar banon në Vlorë, pavarësisht se gjendjen civile e ka të regjistruar në Himarë. Kjo nuk mund të ndodhë më, kjo nuk mund të vazhdojë më. Dhe përfitimi kryesor i këtij procesi është të garantojë që të gjithë të gëzojnë realisht të drejtën për të zgjedhur.”

Ky proces do të zgjasë 6 muaj, për të qenë gati hartimit të listave zgjedhore për 2017-ën.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Elbasan, bojkotuan skuadrën, Alikaj në burg: Na hoqën bukën një javë, hanim byrekë

Një nga pesë anëtarët e “grupit armiqësor” që u pezulluan nga skuadra ...