E rëndë, prindërit torturojnë vajzën për 15 vite me radhë

Kliko per me shume info

AUSTRALIANjë çift nga Australia do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Sydney-t pasi kanë abuzuar dhe kanë keqtrajtuar vajzën e tyre për 15 vite me radhë.

Çifti e ka mbajtur vajzën në një kuti plastike, e ka dhunuar me mjete të mprehta duke e torturuar dhe abuzuar seksualisht me të.

Kliko per me shume info

Mediat shkruajnë se prindërit australianë u vunë në pranga pasi u zbulua se vajza ishte torturuar nga mosha 5 deri në moshën 19- vjeçare.

Babai i saj, 59 vjeç kishte përdorur forma të ndryshme torturash mbi vajzën e tij.

Ai e kishte lënë lidhur në një kasolle për tri ditë në shtëpinë e tyre në New South Wales.

Ai gjithashtu e kishte mbajtur kokën e saj në ujë në një lumë, e kishte mbështjellë me tela me xhemba, torturuar dhe kërcënuar me një sharrë elektrike dhe shumë tortura të tjera.

Nëna e saj kishte pohuar gjithashtu se i ati kishte abuzuar seksualisht me të, kur ajo ishte vetëm 8 vjeç.

Ky krim u zbulua nga vetë vajza në moshën 24 vjeç, kur ajo u ankua në lidhje me prindërit e saj në vitin 2011, teksa ndodhej në një spital psikiatrik.

Gjykata e Sydney e dënoi babain me 48 vite burg.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here