Prifti përdhunon 5-vjeçaren, ngjarja u zbulua nga vizatimet e vogëlushes

Soft

vizatim-perdhunimBRAZIL – Një prift 54-vjeçar në Brazil është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vogëlushe 5-vjeçare.

Prindërit e vajzës e zbuluan ngjarjen e rëndë, duke parë vizatimet që kishte bërë 5-vjeçarja. Vogëlushja kishte arritur të ilustronte në mënyrë perfekte mënyrën se si ishte abuzuar nga prifti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kohët e fundit vajza ishte kaq e shqetësuar saqë prindërit e dërguan tek një psikologe për fëmijë. Kjo e fundit dyshoi se 5-vjeçarja ishte abuzuar seksualisht dhe u kërkoi prindërve që të kërkonin në dhomën e vajzës për të gjetur ndonjë shenjë. Ata arritën të gjenin në një libër 6 letra, ku vogëlushja kishte vizatuar veten të shtrirë dhe të terrorizuar dhe priftin që qëndronte sipër saj.

Pas denoncimit të prindërve, prifti tashmë do të përballet me drejtësinë nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur.

ME TE LEXUARAT