Prifti dëshmon në gjyq pro Mark Frrokut: Bëri be që s`ka gisht në vrasje

Politikë

mark-frrokuNë seancën e radhës të procesit gjyqësor ndaj ish-deputetit, Mark Frroku u shënua një rast i veçantë, ku Prokuroria solli një dëshmitar, që konfirmonte pretendimet e të pandehurit kundër akuzës për vrasje.

Dom Gjovalin Suka, ish-administrator i Famullisë ‘Shën Shtjefni’ në Shkodër, i thirrur si dëshmitar nga organi i akuzës, pohoi se Mark Frroku dhe familjarët e tij kishin bërë betimin tek Kapela e Varrezave të Majit se nuk kishin dorë në vrasjen e Aleksandër Kurtit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas priftit katolik, ‘betimi’ në të tilla raste bëhet për të shuar konfliktet mes familjeve dhe se një njeri që bën “benë”, sipas Kanunit është i pastër për atë që akuzohet.

Këtë fakt e ka pretenduar më herët edhe i pandehuri Frroku dhe në seancën e së martës e përforcoi edhe Dom Gjovalin Suka i thirrur nga Prokuroria.

Ky është ndoshta rasti i vetëm në drejtësinë shqiptare, ku thirret për të dëshmuar në një gjyq penal një prift, i cili shpjegon ritet liturgjike dhe kanunore, të cilat nuk mund të merren për bazë në një proces gjyqësor, rregullat e zhvillimit të të cilit i përcakton Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal. / Top Channel

ME TE LEXUARAT