Prifti dëshmon në gjyq pro Mark Frrokut: Bëri be që s`ka gisht në vrasje

mark-frrokuNë seancën e radhës të procesit gjyqësor ndaj ish-deputetit, Mark Frroku u shënua një rast i veçantë, ku Prokuroria solli një dëshmitar, që konfirmonte pretendimet e të pandehurit kundër akuzës për vrasje.

Dom Gjovalin Suka, ish-administrator i Famullisë ‘Shën Shtjefni’ në Shkodër, i thirrur si dëshmitar nga organi i akuzës, pohoi se Mark Frroku dhe familjarët e tij kishin bërë betimin tek Kapela e Varrezave të Majit se nuk kishin dorë në vrasjen e Aleksandër Kurtit.

Sipas priftit katolik, ‘betimi’ në të tilla raste bëhet për të shuar konfliktet mes familjeve dhe se një njeri që bën “benë”, sipas Kanunit është i pastër për atë që akuzohet.

Këtë fakt e ka pretenduar më herët edhe i pandehuri Frroku dhe në seancën e së martës e përforcoi edhe Dom Gjovalin Suka i thirrur nga Prokuroria.

Ky është ndoshta rasti i vetëm në drejtësinë shqiptare, ku thirret për të dëshmuar në një gjyq penal një prift, i cili shpjegon ritet liturgjike dhe kanunore, të cilat nuk mund të merren për bazë në një proces gjyqësor, rregullat e zhvillimit të të cilit i përcakton Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal. / Top Channel

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. ky nuk asht prift,por ndonje palaco qe hiqet si prift.perfaqesuesit e klerit nuk deshmojn,rrefimi eshte e mbetet sekret,ne te kundert ai nuk neshte prift por nje spiun a kudi une.ky palaqo prift duhet te largohet nga sherbesat fetare.besimtaret duhet te mos e pranojn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...