Tre drejtorë në 3 vite! Ja çfarë ndodh në Portin e Durrësit

porti-durresPa u mbushur mirë tri vite të mandatit të Rilindjes, Porti i Durrësit ndërron për herë të tretë drejtor. Ministri i Transporteve Dervishaj, ka firmosur shkresën për lirimin nga detyra të z. Shalsi, drejtor i APD-së (Autoriteti Portual Durrës). Në vend të tij është emëruar z. Aleksandër Lipivani (në foto djathtas), i cili që nga janari 2015 duke zëvendësuar z. Feliks Baci, ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Pse u shkarkua Shalsi?

Qarkullojnë disa versione pse ministri Dervishaj e liroi nga detyra z. Shalsi. Njëri nga variantet është konkurrenca PS-LSI, sepse z. Shalsi, si i afërm i deputetit Shalsi ishte dora e fortë e PS-së në Portin e Durrësit, ndërsa z. Lipivani njihet si dorë e fortë e LSI-së. Në zgjedhjet e fundit z. Lipivani ishte një nga donatorët zyrtarë të LSI-së në shumën e 110 000 lekëve. Një tjetër version është komunikimi me telefon përtej kufijve të etikës zyrtare të ish drejtorit Shalësi me eprorin e vet, ministrin Dervishaj. Një tjetër version është një rast i pastër korrupsioni në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për një privilegjim të kundërligjshëm të firmës koncesionare gjermane “EPSO-APO” në Terminalin Lindor në kurriz të pjesës ende shtetërore të Portit të Durrësit. Privilegjimi i koncesionarit gjerman për sa i përket veprimeve të shkarkimit të tubave dhe pajisjeve të tjera të konsideruara si mallra gjenerale të Gazsjellësit “TAP” i shkakton dëme të konsiderueshme monetare arkës së APD-së (Autoritetit Portual Durrës).

Z. Lipivani deri tani është dalluar në menaxhimin e situatave të vështira dhe të ngjarjeve të jashtëzakonshme. Kujtojmë këtu testimin e fshehtë të masave të sigurisë së ndërmarra nga koncesionari “TIA” në Aeroportin “Nënë Tereza” për sa i përket mos violimit të perimetrit të aeroportit si edhe të kontrollit me rreze X për të mos lejuar hyrjen e sendeve të ndaluara në avion. Po ashtu është për tu vlerësuar edhe menaxhimi prej tij i situatës pas grabitjes spektakolare me armë të shumave të mëdha të parave në furgonin e blinduar të kompanisë “Neziri 2000” mu në pistën e Aeroportit të Rinasit. Kjo situatë çoi edhe në përplasjen e adhës PS-LSI, ku ministri Tahiri shfajësoi policinë e shtetit dhe për grabitjen në Rinas bëri fajtor Autoritetin e Aviacionit Civil të drejtuar nga z. Lipivani.

Besohet se vetë ministri Dervishaj do bëjë prezantimin e drejtorit Lipivani këtë të premte në ambientet e APD-së. /portali DurresLajm/

Kliko per me shume info

One comment

  1. elona krasniqi

    Në zgjedhjet e fundit z. Lipivani ishte një nga donatorët zyrtarë të LSI-së në shumën e 110 000 lekëve.

    Pervec kesaj edhe donator te gazeta juaj, per ti zbukuruar figuren, e duke i thur elozhe, ky mor shok a shoqe, eshte nje derdimen, nje superhajdut, edhe keto po deshet jua faktojme.

    faleminderit per publikimin e lajmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

shqiptaret-greqi

Ja kush janë 33 shqiptarët që “mbytën” Greqinë me drogë (EMRAT)

33 shqiptarë kanë rënë në pranga gjatë superoperacioni të Policisë greke të ...