Portali serb “zbulon” provokimin e Ramës: Kërkoi të hapte debat!

Kliko per me shume info

kravata-ramesCdo vizitë që kryeministri Rama bën në Serbi nuk shpëton pa një “provokim” sipas mediave të këtij vendi.

Edhe këtë herë, këto media e kanë gjetur provokimin që ka bërë Rama gjatë vizitës në Serbi.
Portali serb “Alo”, shkruan se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth. 

Kliko per me shume info

Ky portal shkruan se një zgjedhje e tillë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur.

Por, nuk është mjaftuar me kaq, Gazetarët e këtij portali serb kanë pyetur një ekspert për shpjegimin e kuptimit të kësaj embleme.

Sipas Dragomir Acoviç kjo shenjë tregon se, Rama ka mbështetjen e fuqive të mëdha.

“Edi Rama simbolikisht na tregoi se partia e tij ka mbrojtjen e fuqive të mëdha, të Amerikës”,- ka thënë eksperti.

Ai ka shtuar se gjatë gjithë kohës Rama kërkonte që të hapte debat dhe kjo sipas tij ishte pjesë e provokimit./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here