Policia Rrugore merr masa të ashpra ndaj përdorimit të celularit në timon

Aktualitet

UntitledPërdorimi i telefonit në timon është bërë një shkelje rregullash tanimë, dhe ai që e shkel këtë rregull ndëshkohet. eliminimin e plotë të përdorimit të celularit në makinë. Drejtori i Qarkullimit Rrugor, Ardian Veliu në një intervistë tregon se për uljen e përdorimit të telefonit në timon, është menduar shumëfishim i masës administrative dhe heqje të patentës për disa muaj. Aktualisht kodi rrugor në nenin 171 të tij në pikën 2 parashikon që në rast se drejtuesi i mjetit përdor celular ai ndëshkohet me një gjobë 500 deri në 1500 lekë.

Nisur nga shifrat alarmante të aksidenteve për shkak të përdorimit të celularit sipas drejtorit, Ardian Veliu policia ka nisur këshillimet në terren.

Kodi rrugor pritet që të ketë dhe ndryshime të tjera në disa nene, si edhe futjen e një neni për gjobat këshilluese. Këto gjoba me vlerë 0 lekë do iu vendosen drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk manë bërë asnjë shkelje më parë.

ME TE LEXUARAT