Policia greke shkatërron një organizatë kriminale, në mes tyre dhe dy shqiptarë

Aktualitet

UntitledArrihet shkatërrimi i një organizate kriminale Larisa nga autoritetet greke. Sipas raportimeve pjesë në këtë organizatë bëjnë pjesë dhe dy shqiptarë. Sipas mediave greke, organizata që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është zbuluar një ditë pas vdekjes së bosit grek të organizatës, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në aksin Janine-Arte. Pas një operacioni të zhvilluar në Larisa, policia greke sekuestroi sekuestroi 5.6 kg kokainë, 23.3 kg marijuanë, 45.000 euro dhe 430 dollarë gjithashtu arrestoi gjashtë grekë dhe një bullgar, ndërsa shpalli në kërkim dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

ME TE LEXUARAT